10.5 C
Tetovo
E premte, 29 Mars, 2024
BallinaLajmeZ.Zaevi / Jemi në Tetovë në mbledhje qeveritare dhe do vazhdojmë në...

Z.Zaevi / Jemi në Tetovë në mbledhje qeveritare dhe do vazhdojmë në 10 regjione tjera …

 Sonte, kabineti qeveritarë po mban mbledhjen e rradhës në qytetin e Tetovës .“Dua të shpreh mirënjohjen time për këtë iniciativë qeveritare për të qenë sa më afër qytetarëve, për të inspektuar atë që është bërë por edhe planet dhe projektet zhvillimore në të ardhmen, që kanë për detyrë zhvillim të barabartë rajonal të vendit. Me këtë takim edhe një herë tregojmë se puna e përbashkët sjell rezultate pozitive për të cilat u bindëm edhe këto ditë me punë konkrete në terren. Për këtë arsye, ne jemi të përkushtuar dhe do të vazhdojmë të ecim fuqishëm në rrugën që kemi trasuar për zhvillimin dhe përparimin e të gjithë komunave në rajonin e Pollogut. Një falënderim i veçantë edhe një herë për kryeministrin Zaev, ministrat dhe të gjithë kryetarët e komunave të rajonit të Pollogut që janë sot këtu, si dhe për ju mediat që jeni prezent dhe ndiqni nga afër dhe me vëmendje punën tonë”, thotë mes tjerave Arifi.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments