0.3 C
Tetovo
E enjte, 21 Nëntor, 2024
BallinaLajmeVLEN: Gënjeshtrat e Ahmetit nuk po kalojnë as tek deputetëte Frontit Europian

VLEN: Gënjeshtrat e Ahmetit nuk po kalojnë as tek deputetëte Frontit Europian

Loja e ndyrë mbi kurrizin e shqiptarëve, e orkestruar nga klika e kriminalizuar e BDI-së, e cila vendosi “mina” në çdo segment të sistemit të shtetit gjatë sundimit të saj 22-vjeçar, tani është plotësisht e kuptuar nga shqiptarët, thuhet në reagimin e VLEN-it.
“Nga Dhoma e njohur 161 në Kuvend, ku për të mbajtur pushtetin, të ashtuquajturit “Front Evropian” i ofruan VMRO-DPMNE-së koalicion me katër ministri dhe pa kryetar Kuvendi, deri te pritjet tensionuese nëpër korridore për të hyrë në qeveri, nxori në pah se loja e BDI-së për keqpërdorime është si për të xhiruar një film hollivudian. Interpelanca kundër Afrim Gashit, e iniciuar nga trinomi Levica-BDI-LSDM, së bashku me Ligjin e branitellave të bllokuar nga VLEN, e tregoi natyrën e vërtetë të kësaj klike.
Balancuesi, mekanizmi i ngrirë për shkak të gjyqtarëve kushtetues të zgjedhur gjatë BDI-së dhe LSDM-së së delegjitimuar, u bë shkak për tensione të reja në të ashtuquajturin “Front Evropian”.
Deputeti Elmi Aziri, një nga protagonistët kryesorë të koalicionit me BDI-në, filloi të tregojë shenja se e ka kuptuar lojën e Ali Ahmetit dhe Artan Grubit. Kulla e kartave, e ndërtuar mbi bixhoz, krim dhe mashtrime, po e gërryen më shumë ndërgjegjen e deputetit Aziri. Ai, me vetëdije ose pa vetëdije, filloi të zbulojë të vërtetën që VLEN e ka thënë që në fillim: gjyqtarët kushtetues janë zgjedhur nga BDI-ja e kriminalizuar.
Tani, duke marrë parasysh se iniciativa për vlerësimin e kushtetutshmërisë së balancuesit është mbështetur nga Nuri Bajrami, baxhanaku i Talat Xhaferit, ndërsa Artan Grubi, si ministër i atëhershëm për Sistemin Politik dhe Marrëdhënie mes Bashkësive, nuk ka dashur të dorëzojë argumente në Komisionin për antikorrupsion për punësimet e shqiptarëve në administratë, po i thellon akoma më shumë mosmarrëveshjet në këtë “Front”.
Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për ngrirjen e balancuesit është një tjetër konfirmim se BDI-ja, në vend që t’i shfrytëzojë funksionet në Qeveri me LSDM-në e delegjitimuar për zgjidhjen sistematike të statusit të shqiptarëve, u fokusua në grabitjen e parave publike dhe pasurimin personal.
Koalicioni VLEN garanton se ngrirja e balancuesit nuk do ta rrezikojë të drejtën e punësimit të asnjë shqiptari, as të përfaqësuesve të grupeve të tjera etnike. Ne jemi të angazhuar për miratimin e Ligjit për Përfaqësim të Drejtë, i cili do të sigurojë drejtësi dhe do të mbrojë interesat e të gjithë qytetarëve, pavarësisht përkatësisë së tyre etnike”, qëndron në komunikatën e VLEN-it.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments