12.8 C
Tetovo
E shtunë, 21 Shtator, 2024
BallinaLajmeBorxhi i FSSH-së deri në fund të vitit 2025 të jetë i...

Borxhi i FSSH-së deri në fund të vitit 2025 të jetë i barabartë me zero, thotë Mickoski

Kryeministri Hristijan Mickoski deklaroi se pret që deri në fund të vitit të ardhshëm, borxhi i Fondit për Sigurim Shëndetësor (FSSH) të jetë i barabartë me zero.

I pyetur nëse qeveria planifikon të ndihmojë në ndonjë formë, pasi ka informacione se FSSH është në borxhe, Mickoski tha se borxhe ka gjithandej.

“Borxhe ka kudo. Ato numërohen në miliarda denarë. Situata me FSSH ishte një borxh prej pesë miliardë denarë. E patë se për më pak se 100 ditë, pra pak më shumë se 80 ditë, me kursime dhe menaxhim të mirë, janë siguruar dy miliardë denarë nga ato pesë miliardë për t’u kthyer borxhi. Pres që kjo gjendje deri në fund të vitit të ardhshëm të jetë e barabartë me zero”, u përgjigj Mickoski.

Ai tha se me ribalancin e buxhetit janë siguruar një miliard denarë, dedikuar për pagesën e K-15 ndaj më shumë se 83.000 të punësuarve në administratën publike, edhe pse, siç tha, “nuk ishin paraparë më parë”.

“Siguruam më shumë se 1.2 miliardë për pagesën e fermerëve. Borxhe të vjetra përveç atyre të rregullta, të cilat ata nuk i kishin paraparë. Kemi siguruar pesë miliardë denarë pagesë të rregullt për pensionistët, të cilat ata nuk i kishin paraparë. Pastaj, nga 1 tetori pensionistët do të kenë një rritje prej 2500 denarë, e cila vazhdon edhe më tej dhe dy mijë e gjysmë të tjera konform Ligjinë muajin mars. Praktikisht gjatë gjithë kohës, premtimin që kemi pasur për ato pesë mijë denarë në vitin e parë e realizojmë në nëntë muajt e parë, madje edhe më herët. Theksoj se është shumë domethënëse, pasi punonjësit e SHA “Ujësjellësi” dhe SHA “Pyjet kombëtare” të cilët nuk kanë marrë paga me muaj, morën paga. Dhe këtu përmes ribalancit janë siguruar rreth gjysmë miliardë denarë”, tha Mickoski.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments