15.3 C
Tetovo
E premte, 20 Shtator, 2024
BallinaLajmeMinçev: Zgjidhja ligjore për “balancuesin” nuk është në përgatitje, pritet vendim përfundimtar...

Minçev: Zgjidhja ligjore për “balancuesin” nuk është në përgatitje, pritet vendim përfundimtar i Gjykatës kushtetuese

Ministria e Administratës Publike nuk e komenton masën kohore të Gjykatës kushtetuese për “balancuesin”, zgjidhja ligjore do të pret derisa nuk ka vendim përfundimtar, deklaroi sot ministri i Administratës Publike, Goran Minçev në diskutimin e dytë publik nga fushata “Të gjithë së bashku për administratë profesionale dhe cilësore publike”, e cila është mbajtur në Kumanovë. Ai potencoi se personalisht e përshëndet vendimin e Gjykatës kushtetuese dhe përsëriti se “balancuesi” me vite “është keqpërdorur”.

“Dje Gjykata kushtetuese miratoi masa të përkohshme, me të cilën ndalohen disa dispozita dhe nene të caktuara nga këto ligje, që janë lëndë e debatit, e ato janë ligjet për të punësuarit në sektorin publik dhe ligji për nëpunës administrativë. Në parim, Ministria e Administratës publike nuk e komenton masën kohore të Gjykatës kushtetuese, pasi ajo është ekzekutive dhe po zbatohet. Nëse më pyesni për qëndrim timin personal, unë deri tani kam thënë se ‘balancuesi’ si një nga ato dispozita, që me masën kohore ndalohen, si vegël digjitale në të kaluarën, me të vërtetë ishte lëndë e keqpërdorimeve dhe nëse e shohim në atë kontekst, vendimin e Gjykatës kushtetuese e përshëndes”, deklaroi Minçev.

Lidhur me zgjidhjet ligjore, ministri Minçev tha se në këtë moment nuk mund të thuhet nëse do të ketë zgjidhje të re ligjore dhe çfarë do të jetë, do të pritet në vendimin përfundimtar të Gjykatës kushtetuese.

Duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve, Minçev tha se i dënon protestat për këtë dhe se në kuadër të koalicionit qeveritar, do të ketë debate të hapura.

“Si qeveri angazhohemi për reforma të përgjithshme të adminstratës, e cila duhet të bazohet në profesionalizëm, cilësi dhe njohuri”, tha ministri i Administratës Publike.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments