12 C
Tetovo
E martë, 26 Nëntor, 2024
BallinaLajmeSveçla: Ura e Ibrit do të hapet shumë shpejt, pas koordinimit me...

Sveçla: Ura e Ibrit do të hapet shumë shpejt, pas koordinimit me KFOR dhe bisedave në Bruksel do të kemi situatë tjetër

Ministri i Puneve të Brendshme Xhelal Sveçla i cili po qëndron në Gjermani për takime në kuadër të Procesit të Berlinit ka thënë se Ura e Ibrit do të hapet shumë shpejt. Sipas tij, kjo do të ndodhë pas koordinimit me KFOR dhe bisedave në Bruksel.

“Ura e Ibrit do të hapet shumë shpejt. Unë jam i bindur se pas bisedimeve dhe koordinimit me KFOR’in që është prezent aty, por edhe bisedave në Bruksel shumë shpejt do të kemi një situatë tjetër”, ka thënë Sveçla në një prononcim për Deutsche Welle në gjuhën shqipe.

Tema e urës është diskutuar sot në Bruksel gjatë takimeve të ndara me të Lajçak me kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë, për çka pati kritika në Kosovë.

Por, Ministrja Albulena Haxhiu tha se Bislimi për Urën ka folur me Lajçak.

“Çështja e urës sigurisht që ka qenë temë e diskutimeve edhe me partnerët tanë edhe me KFOR-in, nëse i referohemi deklaratës së Qeverisë së Kosovës është diskutuar edhe sot në Bruksel, madje në të njëjtën deklaratë thuhet që edhe për BE-në është e qartë që hapja e urës nuk ka alternative dhe madje i referohemi edhe shumë raporteve të Bashkimit Europian që ura duhet të hapet. Sigurisht që ne kemi thënë që ura do të hapet dhe për këtë jemi ne diskutim me partnerët tanë…

Ne kemi thënë që në vazhdimësi në takimet tona ka pasur diskutim për këtë (urën), në takimet e kryeministrit Kurti dhe partnerëve ndërkombëtarë, asnjëherë nuk kemi thënë që kjo duhet jetë temë që duhet diskutohet në Bruksel”, shtoi Haxhiu.

Por sot qenka diskutuar, ia ktheu gazetarja Haxhiut.

“Zv.Kryeministri Bislimi e ka specifikuar gjatë prononcimit që kanë folur për lirinë e lëvizjes, për rëndësinë e lëvizjes, ju e dini që kjo është e drejtë kushtetuese dhe askush nuk mund ta cënojë. Prandaj duke diskutuar me përfaqësuesin e BE-së, në takimin bileteral dhe jo në një ku ka qenë Serbia, ka qenë e qartë edhe për BE që hapja e urës nuk ka alternativë. Konsiderojmë që takimet duhet të vazhdojnë koordinimet poashtu…”, u shpreh Haxhiu tutje.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments