-0.2 C
Tetovo
E diel, 24 Nëntor, 2024
BallinaLajmeApeli refuzoi kërkesën e Ismet Gurit dhe Ejup Alimit të cilët akuzohen...

Apeli refuzoi kërkesën e Ismet Gurit dhe Ejup Alimit të cilët akuzohen për shtrembërim të rezultatit zgjedhor

Në Gjykatën e Apelit në Shkup u mbajt seancë publike për lëndën “Titanik 3”, në të cilën të akuzuar për mashtrim dhe shkatërrim të materialit zgjedhor në vitin 2013 janë ish funksionarët e BDI-së, Ejup Alimi dhe Ismet Guri, shkruan Alsat.

Gjatë seancës, avokatët e Gurit dhe Alimit propozuan që të ftohen për të dhënë dëshmi dy ekspertë, që kanë qenë pjesë e ekipit të superekspertizës së grafologjisë, Andrej Fishiq dhe Marina Sovreska, për të cilët, avokatët thonë se gjatë kohës së përgatitjes së superekspertizës nuk kanë pasur licencë.

Apeli e hodhi poshtë këtë propozim, pasi gjatë procedurës së shkallës së parë është dëgjuar bartësja e superekspertizës, Emilija Fishiq dhe sipas sqarimit të gjykatëses së lëndës Gabriella Gajdova, nuk ka nevojë të japin deklarime secili anëtar i ekipit veçmas.

Gjykata, gjithashtu hodhi poshtë edhe propozimin e të akuzuarit Ismet Guri, i cili kërkoi që të dëgjohen dëshmitarët Qani Toçi dhe Veton Kiki, por edhe ky propozim u hodh poshtë pasi Gjykata u deklarua se dëshmitarët në fjalë janë dëgjuar disa herë.

Gjykimi për rastin “Titanik 3” do të vazhdojë me fjalët përfundimtare.

Ndryshe, Ismet Guri së bashku me Ejup Alimin, më 14 korrik të vitit të 2023, nga Gjykata Themelore Penale e Shkupit në gjykimin e përsëritur të rastit “Titanik 3” për shkatërrimin e materialit zgjedhor kanë marrë dënime me burgim prej tre vjet e gjashtë muaj. Gjykimi i përsëritur erdhi pasi Gjykata e Apelit në Shkup e ktheu rastin nga fillimi, duke mos e pranuar aktgjykimin e shkallës së parë.

Alimi dhe Guri për “Titanik 3” janë akuzuar në qershor të 2017 për shkatërrimin e materialit zgjedhor. Ata u akuzuan se në zgjedhjet lokale të vitit 2013 kanë ndryshuar një pjesë të regjistrave të votimit në Çair.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments