Ministri i Administratës Publike, Goran Minçev, deklaroi se balancuesi mbetet në fuqi, por potencoi se nuk domethënë se nuk duhet të jetë mjet i diskutimit për heqje eventuale. Ai theksoi se ekzistojnë institucione me shumë të punësuar, ndërsa nga ana tjetër, vetëm 30 për qind e të punësuarve i përmbushin detyrat e tyre të punës.
Në pyetjen lidhur me uljen e administratës, në intervistën për Radion Evropa e Lirë, Minçev u përgjigje se reformat në administratën publike duhet të jenë mjet i analizës gjithëpërfshirëse.
“Reformat në administratën publike kanë filluar, ne hymë në një proces të debatit për disa ligje, por ai proces duhet të jetë solid dhe gjithëpërfshirës, në të cilin duhet të përfshihen të gjitha institucionet të cilat deri më tani dhe unë shpresoj se në periudhë shumë të shpejtë do të vijojnë procese reformuese të cilat direkt do të prezantohen në publik”, tha ministri.
Minçev informoi se ka institucione në shtet ku numri i të punësuarve është shumë i madh, por megjithatë ndoshta 30 deri 40 për qind me të vërtetë i përmbushin detyrat e tyre të punës. Theksoi edhe se ka inspektorate, ose disa institucione të cilët kanë 15 të punësuar, ndërsa kanë borde drejtuese nga shtatë anëtarë të cilët, siç shtoi, në fakt marrin rreth 2.000 deri 2.500 euro dhe bëjnë shpenzime vjetore në Buxhet prej rreth 250 mijë euro, ndërsa kanë mbledhje një herë në vit.
Për uljen e administratës e cila ishte paralajmëruar në fushatën parazgjedhore të VMRO-DPMNE-së, tha se është proces i komplikuar dhe mjet i analizës.
Lidhur me heqjen e Balancuesit, ai tha se kjo nuk mund të spekulohet për momentin, edhe pse, siç theksoi, raporti i skriningut i Bashkimit Evropian nga viti 2023 klasifikon të dhëna në të cilin thuhet se qëllimi i balancuesit për të cilin është krijuar në praktikë nuk përmbushet, gjegjësisht se balancuesi po keqpërdoret.
“Tashmë kam thënë se në të kaluarën Balancuesi ka qenë mjet i keqpërdorimeve, gjegjësisht kemi raste kur maqedonasit janë shkruar si shqiptarë, shqiptarët janë shkruar si maqedonas, pjesëtarë të bashkësive të tjera etnike, që do të thotë se Balancuesi praktikisht tashmë po humb qëllimin për të cilin është krijuar. Në këtë moment zbatohet zgjidhja ligjore. Përderisa nuk ka zgjidhje tjetër ligjore në fuqi, aplikimi i Balancuesit mbetet, sipas Ligjit për punonjësit e sektorit publik, por kjo nuk do të thotë se nuk do të jetë objekt diskutimi për heqjen eventuale të atij mjeti Balancues”, tha ai.
Në pyetjen nëse Lëvizja Për Maqedoninë tonë – ZNAM kërkon zëvendësdrejtor të dytë të Doganës, u përgjigj se është spekulim.