Ndërrimi i përkatësisë etnike ka ndodhur nga disa nxënës vetëm e vetëm për t’u regjistruar në shkollën e mesme të mjekësisë në Tetovë. Këtë ata e kanë bërë përmes një deklarate në noter, ndërsa pas konstatimeve të inspektoratit komunal të arsimit, një pjesë e tyre është tërhequr, por akoma mbeten nxënës që kanë ndërruar përkatësinë etnike për të përfituar nga ulja e pikëve për komunitetin rom”, raporton Senat Zylbehari – gazetar i TV21.
Këtë e ka konstatuar, inspektorati komunal pas inspektimit që ka kryer në këtë shkollë, ku ka konstatuar se një pjesë e nxënësve kanë dorëzuar deklaratë të nënshkruar në noter se janë me përkatësi etnike rome dhe kështu automatikisht kanë mundësi që për 10% ta ulin numrin e kuotës së pikëve për pranim, duke përfituar përfitojnë nga numri i rezervuar për komunitetin rom.
“Këtu ka pasur një keqpërdorim nga ana e nxënësve duke u deklaruar me përkatësi etnike rome apo maqedonase, pasi tek maqedonasit nuk kemi edhe numër për të përmbushur të gjithë paralelet dhe kanë tentuar që të regjistrohen në shkollën e mesme të mjekësisë. Në terren ka qenë edhe inspektorati komunal për arsim, ku kanë konstatuar këto veprime që janë bërë nga ana e nxënësve me deklarata apo prindërve të tyre dhe inspektorati komunal të gjithë atyre nxënëse që kanë tentuar apo kanë qenë në pritje që mos ndoshta do të regjistrohen dhe me më pak pikë sesa është kriteri në shkollën e mesme të mjekësisë janë kthyer ato dokumentacione”, tha Nazmi Dauti – Sektori për Arsim – Komuna e Tetovës.
Gjatë ditës u përpoqëm, por nuk arritëm të marrim prononcim nga drejtori i shkollës së mesme, Binaz Pajaziti, rreth kësaj çështjeje.
Nga shoqata e romëve “Romalitico” thonë se Ministria e Arsimit duhet të merr masa, sepse ky fenomen është edhe në Shkup, Manastir dhe Prilep.
“Për fat të keq ky nuk është rast vetëm në Tetovë, kjo ndodh edhe në komunat tjera! Kjo ndodh edhe në Shkup, Manastir dhe komunën e Prilepit dhe bisedohet për një numër nga 100 deri në 150 persona që në mënyrë të rrejshme deklarohen si romë edhe më shpesh ndodh në shkollat më atraktive, gjegjësisht në shkollat medicinale dhe kjo është një praktikë që ka ndodhur dhe viteve të kaluara, por këtë vit ka një numër enorm që në mënyrë të rrejshme janë deklaruar dhe doja të shtoj diçka se ndoshta vetë shkollat i mësojnë nxënësit që të bëjnë një gjë të tillë, pasi na u paraqit një rrjet thuajse në të gjithë shkollat dhe shpresojmë se do të formohen komisione nga inspektorati përkatës për t’i parë të gjithë këta që në mënyrë të rrejshme janë deklaruar”, u shpreh Elvis Shakjiri – Shoqata “Romalitico”.
Nga shoqata e romëve “Romalitico” bëjnë thirrje që Kuvendi të bëj ndryshime ligjore. Sipas tyre, një praktik e mirë ka qenë kur romët për t’u punësuar, ose regjistruar në institucione arsimore, kanë marr vërtetime nga shoqata e romëve se vërtetë janë romë, ndërsa me mospraktikimin e kësaj, keqpërdorimet janë evidente.