9.6 C
Tetovo
E premte, 22 Nëntor, 2024
BallinaLajmePër dhjetë vite numri i nxënësve në Maqedoni është ulur për 10%

Për dhjetë vite numri i nxënësve në Maqedoni është ulur për 10%

Vetëm në dhjetë vitet e fundit numri i nxënësve në shkollat ​​fillore dhe të mesme në RMV është ulur për 27 mijë. Rënia e numrit të nxënësve është veçanërisht e theksuar në arsimin e mesëm, ku për vetëm dhjetë vite, numri i nxënësve është ulur për 20 për qind, gjegjësisht për 17 mijë nxënës, ndërsa në arsimin fillor, rënia është 5 për qind, pra 10 mijë nxënësit

Këtë e tregojnë rezultatet e hulumtimit të Qendrës për Komunikim Qytetar, e cila ka shfrytëzuar të dhënat e Entit Shtetëror të Statistikave.

Sipas hulumtimit, në dy të tretat e komunave ka rënie të numrit të nxënësve, ndërsa rritje ka në dhjetë komuna të Shkupit dhe në 9 komuna të tjera, jashtë rajonit të Shkupit.

Zvogëlimin më të madh të numrit të nxënësve në numrin e përgjithshëm e ka komuna e Gazi Babës, ku në vitin e kaluar shkollor kishte 2389 nxënës më pak se dhjetë vite më parë. Komuna e radhës është Tetova, ku ka pothuajse 1500 nxënës më pak, për periudhë dhjetëvjeçare. Me rënie prej njëmijë nxënës janë: Qendra, Struga, Kumanova dhe Gostivari.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments