5.5 C
Tetovo
E diel, 24 Nëntor, 2024
BallinaLajmePlagosi personin që kërcënoi Blerim Sejdiun, 36-vjeçari dorëzohet në polici.

Plagosi personin që kërcënoi Blerim Sejdiun, 36-vjeçari dorëzohet në polici.

Është dorëzuar në polici personi me inicialet O.I i cili plagosi 33-vjeçarin nga Strumca e Tetovës, që ky i fundit kishte kërcënuar kryetarin e Komunës së Zhelinës, Blerim Sejdiun, përcjell TV21. Policia ka bërë të ditur se po ndërmerren masa dhe aktivitete për zbardhjen e plotë të rastit

“Sot (30.08.2024) në orën 14:15 O.I. (36) nga fshati Strimnicë i Tetovës, vetë është paraqitur në Departamentin e Policisë Grupçin pasi e ka therur personin F.B.  (33) me një mjet të mprehtë në një lokal në fshatin Strimnicë. . F.B. është transferuar në Spitalin klinik të Tetovës për ndihmë mjekësore. Sipas asaj që është raportuar në SBB-Tetovë, më herët, rreth orës 13:35, në oborrin e xhamisë në fshatin Strimnicë, F.B. ka sulmuar verbalisht B.S. (34), kryetar i Komunës së Zhelinës dhe ka sulmuar fizikisht I.I., babain e O.I., pas së cilës i njëjti ka ikur. Rreth orës 14.00, sipas raportimit, F.B. ka ardhur në lokal ku ndodhej O.I, pas çka ka pasur një debat dhe O.I. i ka shkaktuar plagë me thikë F.B. SPB-Tetovë, në koordinim me prokurorin publik nga PTHP-Tetovë, po ndërmerren masa dhe aktivitete për zbardhjen e plotë të rastit”, thonë nga MPB.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments