3 C
Tetovo
E diel, 24 Nëntor, 2024
BallinaLajmeLSDM: VMRO dhe ZNAM shpikin poste, do të ketë edhe një zv/drejtor...

LSDM: VMRO dhe ZNAM shpikin poste, do të ketë edhe një zv/drejtor në Doganat

LSDM opozitare përmes një komunikate me shkrim kanë reaguar duke se partitë në pushtet, VMRO-DPMNE dhe ZNAM, në Kuvend kanë dorëzuar një propozim ligj i cili parasheh krijimin edhe të një posti të zv/drejtorit në Drejtorinë e Doganave.
Nga LSDM rikujtojnë se Mickoski dhe VMRO-DPMNE premtuan se do t’i zvogëlojnë pozitat e zëvendësdrejtorëve, ndërsa në Dogana duan të fusin zëvendësdrejtor të dytë.
“Partnerët e koalicionit të VMRO-DPMNE-së dukshëm janë të uritur, ndaj përveç VLEN-it duhet të ketë edhe zëvendësdrejtor për ZNAM-in”, shkruhet në reagimin e socialdemokratëve, të cilët kërkojnë që VMRO-DPMNE ta tërheqë propozim ligjin.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments