0.8 C
Tetovo
E shtunë, 23 Nëntor, 2024
BallinaLajmeShoqata “Renesansa” e organizoi panairin e parë për grumbullimin dhe kultivimin e...

Shoqata “Renesansa” e organizoi panairin e parë për grumbullimin dhe kultivimin e produkteve pyjore jodrusore

Më 24 gusht në Tetovë, shoqata “Renesansa” e organizoi panairin e parë për grumbullimin dhe kultivimin e produkteve pyjore jodrusore, si borovinka, manaferra, çaj mali, mjaltë dhe bimë mjekësore aromatike. Ky aktivitet ishte pjesë e projektit “Mbrojtja e mjedisit dhe promovimi i turizmit malor”, përkrahur nga CNVP.
Panairi solli një mundësi unike për 10 mbledhës dhe kultivues nga rajoni që t’i prezantojnë produktet e tyre bio para banorëve të Tetovës dhe rajonit më të gjerë të Sharrit. Kryetari i Shoqatës ” Renesansa” Berat Azizi, shprehu mirënjohjen e tij për përfaqësuesit e CNVP dhe PONT për mbështetjen e vazhdueshme dhe kontributin e tyre të rëndësishëm në zhvillimin e turizmit malor në Sharr. Azizi theksoi se ky panair është një mundësi e shkëlqyer që qytetarët të njihen me cilësinë e produkteve organike vendore dhe potencialin që ato kanë për zhvillimin e ekonomisë vendore.

Nehat Ramadani, drejtor i CNVP, theksoi se CNVP mbështet organizatat lokale, komunitetet dhe individët për të zgjeruar aktivitetet e tyre në fushën e produkteve pyjore jodrusore, turizmit natyror, mbrojtjes së biodiversitetit dhe ngashëm. Zhvillimi i qëndrueshëm ekonomik lokal në rajonin e Malit Sharr është një faktor shumë i rëndësishëm për banorët dhe kjo mund të bëhet përmes kultivimit dhe grumbullimit të frutave pyjore jodrusore, investimeve në etno shtëpitë për turistët, promovimit të turizmit malor. CNVP do të vazhdojë të mbështesë të gjithë ata që janë angazhuar në këtë drejtim, për të stimuluar banorët vendas që t’i përkushtohen edhe më shumë turizmit malor.
Panairi u vizitua edhe nga përfaqësues të bordit mbikëqyrës holandez të CNVP, të cilët panë nga afër punën e arritur dhe produktet e prezantuara nga prodhuesit vendas. Kjo ngjarje jo vetëm që theksoi rëndësinë e përdorimit të qëndrueshëm të burimeve natyrore, por gjithashtu lidhi komunitetet, investitorët potencialë dhe dashamirësit e natyrës në një qëllim të përbashkët – zhvillimin e rajonit të Sharrit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments