-0.9 C
Tetovo
E shtunë, 23 Nëntor, 2024
BallinaLajmeAfrim Gashi: BDI-ja nuk ka potencial për destabilizim

Afrim Gashi: BDI-ja nuk ka potencial për destabilizim

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi në një intervistë për gazetën Fokus ka folur për pretendimet e BDI-së se qeveria aktuale nuk ka legjitimitet, si dhe njoftimet e Kryeministri Hristijan Mickoski se kjo parti (BDI) po përgatit destabilizimin e shtetit.

I pyetur rreth legjitimitetit të kësaj qeverie, Gashi tha se si kryetar i Kuvendit, fokusi i tij është që të sigurojë që të gjitha mendimet të dëgjohen dhe të vazhdojnë të punojnë drejt qeverisjes gjithëpërfshirëse që reflekton vullnetin e qytetarëve dhe se kjo qeveri është e bazuar në dy shtylla: ligjshmërinë dhe legjitimitetin.

“Ndonëse respektoj pikëpamjet e ndryshme, është e rëndësishme të theksohet se koalicioni ynë aktual u formua përmes një procesi demokratik që përfshinte dy komponentët thelbësorë të përfaqësimit, ligjshmërinë dhe legjitimitetin, dhe ne mbetemi të përkushtuar për respektimin e parimeve të këtij procesi”, është shprehur Gashi.

Ndërsa sa i përket pretendimeve të kryeministrit Mickoski se BDI po përgatit destabilizimin e shtetit në vjeshtë, për të mbrojtur kapitalin e fituar në 20 vitet e fundit në pushtet, Gashi u shpreh se këto kërcënime të BDI-së janë pasqyrim i ankthit të të qenit opozitë.

Gashi shtoi se BDI-ja aktualisht po përballet me sfida të mëdha, veçanërisht rrezikun e humbjes së një pjese të anëtarësisë dhe aftësisë për të funksionuar efektivisht brenda koalicionit të Frontit Evropian. Shenjat e mosmarrëveshjeve të brendshme tashmë janë të dukshme, tha Gashi, dhe duket vetëm çështje kohe para se këto ndarje të thellohen.

“Kërcënimet e fundit publike të individëve të caktuar nga Fronti Evropian janë më shumë një pasqyrim i ankthit të tyre pasi u bënë opozitë sesa si një subjekt që ka potencial për të destabilizuar vendin. Deklaratat e tyre duket se janë të nxitura nga frika e humbjes së ndikimit dhe jo nga një lëvizje e llogaritur për të shkaktuar jostabilitet”, deklaroi Gashi.

Sipas Gashit, pasi BDI-ja të ketë përfunduar me atë retorikë, pritet që energjinë e tyre ta drejtojnë drejt punës konstruktive në opozitë dhe fokusimit në reformat e brendshme partiake.

“Është thelbësore që të gjithë aktorët politikë të sillen me përgjegjësi, veçanërisht duke pasur parasysh se ne jemi shtet anëtar i NATO-s dhe se duhet të sillemi si të tillë”, u shpreh Gashi.

I pyetur rreth mundësisë që BDI të inicojë protesta për të bërë presion mbi OBRM-PDUKM-në që ta zëvendësojë BDI-në me VLEN-in në qeveri ose, Gashi tha BDI-ja duhet të luajë rolin e opozitës e jo të përgatisë skenarë për destabilizimin e shtetit.

“Situata është mjaft e qartë: ne e konsiderojmë Frontin kundërshtar, axhenda e të cilit nuk është e fokusuar në përmirësimin e jetës së qytetarëve, por në krijimin e tensioneve. Prandaj, kur marrim parasysh pritjet e qytetarëve nga ne, besoj se tashmë rezultati është i dukshëm dhe lehtësisht i parashikueshëm”, tha Gashi

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments