0.6 C
Tetovo
E shtunë, 16 Nëntor, 2024
BallinaLajmeLSDM-ja akuzon pushtetin në Maqedoni: Blerim Ramadani u arratis me veturë zyrtare

LSDM-ja akuzon pushtetin në Maqedoni: Blerim Ramadani u arratis me veturë zyrtare

Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë (LSDM) ka vazhduar me kritikat dhe akuzat ndaj pushtetit në Maqedoni të Veriut për arra\tisjen e Blerim Ramadanit ish-ushtarit të UÇK-së nga arresti shtëpiak në Shkup.

Në një konferencë për media, Mitko Trajçuleski nga kjo parti, ka pohuar se skemën e arratisjes së Ramadanit e ka organizuar e mundësuar pushteti, duke cituar Ministrinë e Punëve të Brendshme në Maqedoni të Veriut.

Trajçuleski akuzoi MPB-në atje dhe qeverinë se po e mbajnë fshehtë skemën në fjalë, dhe se LSDM-ja do të “publikojë të gjithë skandalin”.

“Sipas të gjitha informacioneve që kemi, është e qartë se Qeveria dhe MPB e dinë saktësisht se çfarë ka ndodhur dhe heshtin. Sot i kërkojmë Toshkovskit, VMRO-DPMNE-së dhe VLEN-it dhe u japim mundësinë që vetë të dalin publikisht me faktet dhe më pas të nisin procesin e hetimeve dhe dorëheqjeve të të gjithë të përfshirëve në skandalin me arratisjen e Blerim Ramadanit”.

“Së pari, a është e vërtetë se më 10 gusht, kur Ramadani ishte në arrest shtëpiak, ai në fakt ishte në Kosovë? A është e vërtetë se atë ditë rreth orës 18:40, Ramadani është dërguar në Kosovë me një automjet, pa u ndalur në kufi dhe është kthyer në arrest shtëpiak në Maqedoni në orët e vona të mbrëmjes? Kujtojmë se kemi detaje dhe çdo gënjeshtër e Qeverisë dhe institucioneve lidhur me këtë është krim”.

“Më tej, pyesim, a është e vërtetë që më 14 gusht, pra ditën kur Ramadani është arratisur, në të njëjtën mënyrë është larguar nga vendi me veturën zyrtare të një institucioni shtetëror, të drejtuar nga një person i punësuar në institucione dhe është lënë sërish, në pikën kufitare pa asnjë kontroll?”, ka thënë Trajçuleski.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments