Kreshnik Bekteshi nga Fronti Europian thotë se eksponentë të VMRO-DPMNE-së dhe VLEN-it kanë angazhuar persona në institucionet e sigurisë, për të ndjekur hapat politik që po përgatit Fronti Europian për në vjeshtë, shkruan TV21. Bekteshi thotë se të njëjtit nuk duhet të lodhen me , siç thekson ai, insinuatat e Mickoskit për gjoja destabilizim nga BDI
.“VMRO-ja, së bashku me eksponentë të VLEN-it, kanë dhënë detyra institucioneve të caktuara, kryesisht institucioneve që kanë të bëjnë me sigurinë e shtetit, bile ka edhe e-mail dhe porosi, me të vetmin qëllim që të ndiqen eksponentët, të cilët për momentin janë në opozitë, rreth insinuatave të Mickoskit për ndonjë destabilizim që mund të ndodhë në vjeshtë, për masat që mund t’i ndërmarrin, se çka planifikojnë të ndodhë në vjeshtë. Unë nga këtu u bëjë thirrje që mos të lodhen shumë, mos të humbasin energji me çështje që vetë i krijojnë”, tha mes tjerash Bekteshi në Daily Click në TV21.