0.6 C
Tetovo
E shtunë, 16 Nëntor, 2024
BallinaLajmeBotaRusia: Ukraina përdori raketa perëndimore për të shkatërruar një urë në rajonin...

Rusia: Ukraina përdori raketa perëndimore për të shkatërruar një urë në rajonin e Kurskut

Ministria e Jashtme e Rusisë tha se Ukraina kishte përdorur raketa perëndimore, me gjasë raketa HIMARS të prodhuara nga Shtetet e Bashkuara, për të shkatërruar një urë mbi lumin Seym në rajonin e Kurskut dhe duke vrarë vullnetarë që përpiqeshin të evakuonin civilët.

Për herë të parë, rajoni i Kurskut u godit nga raketahedhës të prodhimit perëndimor, ndoshta HIMARS amerikanë”, tha Maria Zakharova, zëdhënëse e ministrisë së Jashtme ruse të premten vonë në aplikacionin e mesazheve Telegram.

Si rezultat i sulmit, ura urën mbi lumin Seym në rrethin Glushkovo, u shkatërrua plotësisht dhe vullnetarët që po ndihmonin popullatën civile të evakuohej, u vranë”, shkroi ajo.

Ura thuhet se ishte një “fyt i ngushtë” logjistik, që përdorej për dërgimin e pajisjeve në vijën e parë të luftimeve.

Shefi i ushtrisë ukrainase Oleksandr Syrskyi tha të premten se forcat e Kievit po përparonin nga një deri në tre kilometra në disa zona në rajonin e Kurskut, 11 ditë pas fillimit të një operacioni në Rusi.

Kievi pretendon se ka marrë kontrollin e 82 vendbanimeve në një sipërfaqe prej 1,150 kilometrash katrorë në rajonin rus të Kurskut që nga 6 gushti.

Agjencia e lajmeve Reuters nuk mundi të vërtetojë në mënyrë të pavarur pretendimet e palëve për zhvillimet në fushën e betejës.

Rusia ka akuzuar Perëndimin për mbështetjen dhe inkurajimin e ofensivës së parë tokësore të Ukrainës në territorin rus dhe tha se “pushtimi terrorist” i Kievit nuk do të ndryshonte rrjedhën e luftës.

Shtetet e Bashkuara, të cilat kanë thënë se nuk mund ta lejojnë presidentin rus Vladimir Putin ta fitojë luftën në Ukrainë, të cilën ai e filloi në shkurt të vitit 2022, deri tani e kanë paraqitur sulmin e befasishëm të Ukrainës si një veprim mbrojtës, që justifikon përdorimin e armatimeve të dërguara nga Shtetet e Bashkuara, thanë zyrtarët në Uashington./voa

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments