4.1 C
Tetovo
E premte, 15 Nëntor, 2024
BallinaLajmeASH / Pas distancimit të Siljanovskës, vetëm vLEN dhe Vuçiçi flasin për...

ASH / Pas distancimit të Siljanovskës, vetëm vLEN dhe Vuçiçi flasin për tensione

Skenaret konspirative për destabilizim të vendit, fillilisht u lansuan nga kryeministri Hristijan Mickoski, u përsëritën nga presidenti i Sërbisë Aleksandër Vuçiç dhe vazhduan të ripërsëriten nga zyrtarët e vLEN. Ditëve të fundit kryeministri Mickoski filloi të reterojë duke thënë se rreziqet janë elimimuar, ndërsa presidentja, Gordana Siljanovska Davkova, tha se nuk do ta mbledh Këshillin për Siguri pasi nuk ekziston një rrezik i tillë.
Pas këtyre zhvillimeve, të vetmit që vazhdojnë të shpërndajnë dezinformata për skenare destabilizuese janë presidenti i Sërbisë, Aleksandër Vuçiç dhe përfaqësuesit e koalicionit vasal vLEN. Të parin e dijnë të gjithë se i konvenojnë situata të tilla dhe shpesh herë ka qenë nxitës me deklaratat e tij. Por, këta të tjerët kujt i shërbejnë dhe në mullirin e kujt dërgojnë ujë që ende përsërisin retorikën për destabilizim. Përgjigja është e kuptueshme dhe tanimë e kanë kuptuar të gjithë shqiptarët.
Ju bëjmë thirje që të tërhiqen urgjentisht nga lojrat e këtilla. E panë që servilizmi ndaj Mickoskit nuk ju mjaftoi për t’i mashtruar e frikësuar shqiptarët, por le ta dijnë se me servilizmin ndaj Vuçiçit edhe më pak do të mund të frikësojnë ndonjë shqiptar.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments