14.9 C
Tetovo
E enjte, 19 Shtator, 2024
BallinaLajmeVazhdimi i paraburgimit ndaj Thaçit e Veselit, Musliu: Koha t’i mbushim edhe...

Vazhdimi i paraburgimit ndaj Thaçit e Veselit, Musliu: Koha t’i mbushim edhe një herë sheshet e Evropës

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka reaguar pasi Dhomat e Specializuara të Kosovës, ia vazhduan masën e paraburgimit ish-presidentit Hashim Thaçi dhe ish-kryetarit të kuvendit, Kadri Veseli.

Musliu, Dhomat e Specializuara i quajti si “Dhomat e Politizuara të Kosovës në Hagë”, teksa vendimin ndaj Thaçit e Veselit e quajti hap të rëndë dhe të papranueshëm.

“Ka ardhë koha që shqiptarët e Kosovës edhe njëherë ti mbushin sheshet Evropës për të kërkuar drejtësi dhe për të mbrojtur luftën çlirimtare”, shkroi Musliu.

Në arsyetimin e Speciales thuhet se paneli ka konkluduar se vazhdon te ketë mungesë informacioni që justifikojnë gjetjet se Thaçi dhe Veseli mund të arratisen në rast që lirohen, por që ekziston rreziku që ata të pengojnë procedurat e DhSK-së, dhe që mund të kryejnë krime të tjera kundër atyre që perceptohen si kundërshtar të UÇK-së dhe dëshmitarëve.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments