1.7 C
Tetovo
E diel, 17 Nëntor, 2024
BallinaLajmeVLEN-BDI-së: Mos e përdhosni 13 gushtin, përvjetorin e Marrëveshjes së Ohrit

VLEN-BDI-së: Mos e përdhosni 13 gushtin, përvjetorin e Marrëveshjes së Ohrit

Koalicioni VLEN kërkon nga BDI dhe Fronti Evropian që të mos e privatizojë shënimin e përvjetorit të Marrëveshjes së Ohrit.

Deputetja e VLEN Saranda Imeri-Stafai, Akademia e paralajmëruar nga partitë e bllokut shqiptar të opozitës, paralelisht me shënimin shtetëror, është përpjekje për ta privatizuar këtë datë historike.

“Ndihem е indinjuar kur shohë që një datë e cila duhet të na bashkojë është duke u përdorur për interesa të ngushta partiake. Menjëherë pasi i dërguam zyrtarisht ftesat, përfshirë edhe për BDI-në, Ali Ahmeti vendosi ta devalvojë festën shtetërore dhe institucionale të ditës së nënshkrimit të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit me një festë private “Mos e përdhosni 13 gushtin 2001″.

Data që solli paqe, tani e përdorni 23 vjet më vonë për përçarje mes popullit shqiptar, vetëm për arsye se jeni në opozitë. Unë sinqerisht shpresoj që ju të rishikoni vendimin tuaj dhe të pranoni ftesën në vend të një eventi feste për të marrë pjesë në festën shtetërore të kësaj date të rëndësishme”, tha Saranda Imeri-Stafai, deputete e VLEN.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments