1.4 C
Tetovo
E diel, 17 Nëntor, 2024
BallinaLajmeVMRO-DPMNE: Është lexuar skenari i BDI-së, me protesta duan të mbrojnë zyrtarët...

VMRO-DPMNE: Është lexuar skenari i BDI-së, me protesta duan të mbrojnë zyrtarët që duhet të mbajnë përgjegjësi për krime

Nga VMRO-DPMNE thonë se BDI-ja me protesta dëshiron të mbrojë nga përgjegjësia ish-zyrtarët nga radhët e kësaj partie.. Nga VMRO-DPMNE akuzojnë LSDM-në dhe BDI-në se ndryshuan Kodin Penal, pikërisht për t’u amnistuar nga krimet e bëra.

“Është lexuar skenari i BDI-së, me protesta duan të mbrojnë zyrtarët që duhet të mbajnë përgjegjësi për krime. BDI-ja e di se duhet të japë përgjigje për të gjithë tenderët e dyshimtë, për Llotarinë, për nënkontraktorët e rrugëve, për Soravinë, për borxhin e fshirë të djalit të Musa Xhaferit. BDI-ja është e vetëdijshme se do të ketë përgjegjësi, protestat dhe tentativat për destabilizimin janë bazë që të mund t’i nxjerrin anëtarët në rrugë kur zyrtarët e tyre të korruptuar do të duhet të përgjigjen para institucioneve. Nëse BDI dhe LSD do të ishin të ndershëm, nuk do ta ndryshonin Kodin Penal përballë ndryshimit të pushtetit dhe nuk do të amnistonin veten për një numër të madh krimesh. Është e qartë se si BDI, ashtu edhe LSD, janë të vetëdijshëm për atë që kanë bërë, kështu që të vetmen mundësi shpëtimi e shohin në presionin politik dhe tezat e sajuara për rregullim politik”, thonë nga VMRO-DPMNE.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments