6.9 C
Tetovo
E mërkurë, 27 Nëntor, 2024
BallinaLajmeBullgaria me ligj ndalon “propagandën LGBT” nëpër shkolla

Bullgaria me ligj ndalon “propagandën LGBT” nëpër shkolla

Qeveria bullgare, përmes një ligji, ka ndaluar promovimin të ashtuquajturave “orientime seksuale të jashtëzakonshme ose identitete gjinore”. Parlamentit bullgar e miratoi ligjin, që ndalon strikt promovimin e lezbikeve, homoseksualëve, biseksualëve, dhe individëve transgjinorë.

Sipas deputetëve, të gjitha këto janë pjesë e “propagandës LGBT”. Ndalimi është zbatuar përmes Ligjit për Arsimin Parashkollor dhe Shkollor, i miratuar nga 159 deputetë, ndërsa kundër ishin 20, dhe 10 abstenuan.

Deputetët mendojnë se ky ndalim është në përputhje me Kushtetutën bullgare, e cila parashikon se martesa është një bashkëjetesë mes një burri dhe një gruaje.

„Kur marrim tekste nga Wikipedia për të miratuar ligje, kjo nuk është orientim i djathtë, nuk është orientim konservator dhe nuk është mbrojtje e fëmijëve bullgarë, kjo është populizëm i lirë“, tha Elisaveta Belobradova nga reformistët „Vazhdojmë me Ndryshimin.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments