4.7 C
Tetovo
E martë, 26 Nëntor, 2024
BallinaLajmeDrafti i Poll Uilliamit arrin në selinë e BDI-së!

Drafti i Poll Uilliamit arrin në selinë e BDI-së!

Përpiluesi i Marrëveshjes së Ohrit, Poll Uilliams, që u angazhua nga BDI-ja për të gjetur për gjetjen e zgjidhjes për respektimin e legjitimitetit, tashmë e ka përgatitur një draft-tekst të cilin e ka dërguar për komente në BDI. Integristët u mblodhën sot në selinë Qendrore në Reçicë të Vogël për të diskutuar mbi këtë draft, për të cilin, nënkryetari i partisë Arbër Ademi, tha se ka të bëjë me sanksionimin e legjitimitetit dhe me respektimin e vullnetit të qytetarëve për formimin e qeverisë.

Ademi u përgjigj edhe për pohimet e kryeministrit Mickovski, i cili pardje tha se ka informacione nga kanale të ndryshme se BDI ka qëllim destabilizimin e shtetit. Nënkryetari integrist ripërsëriti se BDI është parti shtetformuese që ende jep kontribut për demokratizimin e vendit dhe se do të shfrytëzojnë çdo mekanizëm për të mbrojtur legjitimitetin.

Në mbledhjen e sotme të Kryesisë Qendrore integristët folën edhe për vetingun, për të cilin Ademi tha se është politikë e kamotshme e BDI-së, që ky proces të kryhet nga ekspertë ndërkombëtarë e të cilit veting do të duhej t’i nënshtrohen të gjitha partitë, çdo politikan si dhe gjykatësit, prokurorët si dhe procesin e privatizimit që nga pavarësia e vendit deri më sot.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments