Lëvizja “ZNAM” e udhëhequr nga Maksim Dimitrievski ka dalë në mbrojtje të ministrit të Administratës Publike dhe vendimit të tij për uljen e përqindjes së shqiptarëve dhe kanë poshtëruar keq, partnerët shqiptarë të koalicionit VLEN.
Nga “ZNAM” thonë se nuk e kuptojnë entuziazmin e VLEN-it pas konferencës së ministrit Minçev.
“Nuk e kutpojmë entuziazmin e VLEN-it pas konferencës së ministrit të Administratës Publike Goran Minçev. Lëvizja “Znam” në zgjedhjet parlamentare në kuadër të programit të saj rreptësisht ka treguar se do të hyjë në Qeveri, në bazë të parimeve të ndershmërisë, përgjegjësisë dhe llogaridhënies dhe ekskluzivisht me respekt të plotë të ligjeve. Dëshirojmë të theksojmë se terminologjia “DOKTRINA ANTISHQIPTARE” nuk ekziston në radhët e Lëvizjes ZNAM. Doktrina jonë është “RESPEKT KONSISTETUAR DHE ZBATIMI I LIGJEVE AKTUALE”.
Tutje nga “ZNAM” kanë bërë një sqarim të ligjit për VLEN-in..
“Për të sqaruar gjërat, theksojmë se në Ligjin për punonjësit e sektorit publik në kreun IV-a; Neni 20-a; Paragrafi 4 thotë: Në institucionet e sektorit publik që janë themeluar nga pushteti qendror dhe që kryejnë veprimtarinë, përkatësisht kompetencën, në nivel qendror dhe/ose nëpërmjet njësive rajonale ose njësive të tjera organizative në nivel vendor, si bazë për shpërndarja e numrit të punësimeve të reja të planifikuara sipas përkatësisë së një bashkësie, të dhënat janë marrë nga regjistrimi i fundit i popullsisë së Republikës së Maqedonisë për territorin e Republikës së Maqedonisë. Sugjerojmë zotërinjve nga “VLEN”, para se të dalin me ndonjë njoftim, të studiojnë me kujdes dhe me themel të gjitha ligjet ekzistuese dhe të vlefshme. Lidhur me shprehjen “Eleminimi i disa politikanëve”, ju rikujtojmë anëtarëve të VLEN-it se koha e BDI-së NË REPUBLIKËN E MAQEDONISË MBAROI. Kolegët e VLEN-it duhet të kuptojnë se koha kur në Maqedoni ishte e mundur të demonstrohej forcë nga pozita e pushtetit duke shkelur ligjet ka kaluar. Një shfaqje të tillë pushteti e ka praktikuar BDI-ja.
Ajo kohë ka kaluar. – thonë nga ZNAM