4.1 C
Tetovo
E hënë, 25 Nëntor, 2024
BallinaLajmeVuçiqi për Faton Hajrizin: Shumëçka në këtë ngjarje është e çuditshme

Vuçiqi për Faton Hajrizin: Shumëçka në këtë ngjarje është e çuditshme

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se shumëçka rreth vrasjes së policit serb në Lloznicë dhe më pas vrasjen e Faton Hajrizit si të dyshuar për rastin, është e çuditshme.

Në Serbi raportuan të premten se e kanë vrarë Faton Hajrizin, i cili është arratisur nga burgu i Smrekonicës në Vushtrri dy javë më parë.

Vrasja e policit N.K. ndodhi në orët e para të së enjtes, pasi Policia serbe e ndaloi një veturë në të cilën ishte i dyshuari. Sipas autoriteteve serbe në vendngjarje ishin gjetur dokumente të Artan Hajrizit.

Megjithatë, pas paraqitjes së tij në disa media, Artan Hajrizi u shpreh se është në Gjermani. Sipas versionit të tij, pas arratisë Faton Hajrizi, të cilin e ka vëlla, ka shkuar në banesë tek ai në Gjermani dhe ia ka vjedhë dokumentet.

Në një deklaratë për këtë rast, Vuçiqi ka thënë për “TV Prva” se “gjithçka rreth rastit është shumë e çuditshme”.

“Me rëndësi është që hetimet do të zbulojnë gjithçka, sepse ka shumë gjëra të çuditshme…. Personi i likuiduar ka qenë shumë i ndjeshëm ndaj ndikimeve të agjencive të ndryshme”, ka thënë Vuçiqi.

Ai tutje ka thënë se ka qenë edhe një shtetas serb “nga një shtet tjetër i rajonit, që e ka ndihmuar”.

Të çuditshme e ka cilësuar edhe dokumentin gjerman, që u gjet në vend të ngjarjes.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments