8.9 C
Tetovo
E hënë, 25 Nëntor, 2024
BallinaLajmeDASH / Në Maqedoni të Veriut biznesit i ka bë pengesa...

DASH / Në Maqedoni të Veriut biznesit i ka bë pengesa korrupsioni

Korrupsioni është një sfidë e vazhdueshme edhe për bizneset dhe për investitorët e huaj në Maqedoni. Ky është konstatimi i Departamentit Amerikan të Shtetit në raportin për klimën e investimeve të huaja direkte për vitin 2023.

Raporti e thekson se të bësh biznes është përgjithësisht e lehtë në Maqedoninë e Veriut dhe korniza ligjore është kryesisht në përputhje me standardet ndërkombëtare, por korrupsioni është problem serioz, raporton Alsat.mk.

DASH paralajmëron investitorët e huaj potencial për “ndërhyrje të panevojshme ekzekutive, biznesore dhe politike në gjyqësor” si dhe mungesën e ndjekjes penale për rastet e Komisionit kundër korrupsionit që kanë në fokus zyrtarët e lartë.

“Qeveria ka mbetur prapa në zbatimin e reformave të mëdha kundër korrupsionit gjatë gjithë vitit 2023 për të përmirësuar pavarësinë dhe paanshmërinë e gjyqësorit.

Për nivelin e lartë të korrupsionit ka folur në shumë raste edhe ambasadorja amerikane në vënd, Angela Aggeler.

“Korrupsioni mendoj se është epidemi, është kancer në këtë vend. Unë besoj që ata që janë të përfshirë në akte të korrupsionit janë hajdutë. Besoj se janë duke vjedhur nga ky shtet dhe nga qytetarët. Dhe nuk bëhet fjalë vetëm për para, besoj që janë duke vjedhur edhe mundësinë, besoj se janë duke vjedhur në shumë instanca edhe shpresën dhe se njerëzit e këtij shteti meritojnë të kenë liderë, nisma për biznes dhe sipërmarrës të sinqertë”, ka thënë me një rast ambasadorja Aggeler.

Kurse DASH tani shkon edhe një hap më larg, duke konkretizuar “vatrat” e korrupsionit. Sipas DASH, zbatimi i marrëveshjeve dhe perceptimi për mungesën e transparencës në procedurat e prokurimit publik mbeten sfida për bizneset. Sondazhet në mënyrë të përsëritur kanë vënë në dukje praktikat e prokurimit publik si një nga burimet kryesore të korrupsionit.

… zbatimi i ligjeve kundër korrupsionit ka qenë shpesh i dobët dhe ka shënjestruar në mënyrë selektive kritikët e qeverisë dhe shkelësit e nivelit të ulët”, thuhet nga DASH.

Departamenti Amerikan i Shtetit ngre shqetësimin për procedurat e komplikuara burokratike për investitorët e huaj, ndryshimin e shpeshtë të ligjeve dhe mungesën e një instrumenti të unifikuar ku ata do të mund të informohen për ligjet dhe rregulloret, raorton Alsat.mk.

“Maqedonia e Veriut nuk ka një “one-stop-shop” për Investimet e Huaja Direkte, duke u kërkuar investitorëve të lundrojnë nëpër disa procedura burokratike për të zbatuar investimet e tyre.

Nuk ka asnjë ligj të vetëm që rregullon investimet e huaja, as një faqe interneti “one-stop-shop” që ofron të gjitha ligjet, rregullat, procedurat dhe kërkesat e raportimit për investitorët.

…mjedisi i përgjithshëm rregullator i vendit mbetet kompleks dhe ndryshimet e shpeshta të rregullave dhe ligjeve, të shoqëruara me interpretimin jokonsistent të rregullave, krijojnë një mjedis të paparashikueshëm biznesi të favorshëm për korrupsion”, thonë tutje nga DASH.

DASH vlerëson se politikat e përgjegjshme të biznesit është një koncept i sapolindur në Maqedoni.

“Më parë, qeveria ka dështuar të zbatojë plotësisht ligjet në lidhje me të drejtat e punës, mbrojtjen e konsumatorit, mbrojtjen e mjedisit dhe ligje e rregullore të tjera që synojnë të mbrojnë individët nga ndikimet e pafavorshme të biznesit. Në mars 2024, Parlamenti miratoi një ligj që ndalon praktikat e padrejta të tregtimit që synon promovimin e mbrojtjes së konsumatorit dhe konkurrencës së ndershme duke kufizuar marzhat tregtare në 2500 produkte ushqimore të zgjedhura”, theksohet nga DASH.

Qeveria bëri përpjekje të kufizuara në vitin 2023 për të tërhequr investime të reja, duke u fokusuar në zbutjen e efekteve të krizës energjetike dhe inflacionit, konstaton Departamenti Amerikan i Shtetit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments