8.7 C
Tetovo
E diel, 20 Tetor, 2024
BallinaLajmeKumtesa e SPB tetovë

Kumtesa e SPB tetovë

Më datë 10.07.2024 në ora 23:30 në rrugën ,,Nikolla
Parapunov” në Gostivar, punonjësit policorë nga DPB- Gostivar,
kanë privuat nga liria personin V.I.(18) nga Gjermania me qëndrim
në fshatin Çajle të Gostivarit dhe një të mitur nga i njëjti fshat, tek
të cilët janë gjetur dhe konfiskuar marijuanë dhe hashash. Ata
janë ndaluar në komisariat dhe ndaj tyre do të përgaditet kallëzim
përkatës.

…….Më datë 10.07.2024 në ora 22:00 në DPB-Gostivar, një i
mitur nga Debreshi në prani të mjekut dhe përfaqësuesit të
Qendrës për Punë Sociale, ka raportuar se rreth orës 19:30 para
një puntorie mekanike në Toplicë të Gostivarit, është sulmuar
fizikisht nga pesë persona të moshës 20 deri 30 vjeçare, të cilët
kanë përdorur edhe sende të forta kurse njëri prej tyre ka pasur
edhe armë. Sipas njoftimit, njëri prej tyre me një send të fortë ka
dëmtuar veturën e tij. Po merren masa për zbardhjen e rastit.
……
Më datë 10.07.2024, në ora 10.10, në Sedllarcë të
Epërme të Tetovës, punonjësit policorë nga Njësia Policore
Kamnjan kanë privuar nga liria personin B.Z (41) nga i njëjti fshat,
i cili në orën 09.15 është raportuar nga babai i tij 74-vjeçar se një
ditë më parë rreth orës 20:00 pas një debati verbal e ka sulmuar
fizikisht. Ai është ndaluar në komisariat dhe ndaj tij do të bëhet
kallëzim përkatës.
……
Më datë 10.07.2024 në ora 12:30, zyrtarë policorë të DPB-
Gostivar në rrugën “Pançe Poposki” në Gostivar, kanë privuar nga
liria personin T.M. (43) nga Gostivari, për shkak të bazave të
dyshimit se një natë më parë ka kryer tre vjedhje në të cilat janë
vjedhur auto-pjesë të përdorura dhe vegla pune. Atij i janë gjetur
dhe konfiskuar gjësende që burojnë nga veprat e kryera penale,
të cilat do t’u kthehen pronarëve dhe i njëjti është ndaluar në
komisariat ku pas zbardhjes dhe dokumentimit të plotë të rastit do
të përpilohet parashtresë përkatëse.
……

Më datë 09.07.2024 rreth orës 16:20 në SPB-Tetovë
personi D.A. (39) nga Manastiri ka raportuar se në atarin e
Vrapçishtit të Gostivarit, në një sallë në pronësi të personit juridik,
përgjatë rrugës magjistrale Gostivar-Tetovë, ka shpërthyer zjarr.
Nga zjarri nuk ka të lënduar, ndërsa është shuar nga Njësia
Territoriale e Zjarrfikësve të Gostivarit. Inspektimi në vendngjarje
është kryer nga ekipi në DPB-Gostivar.
……
Më datë 10.07.2024, në periudhën prej orës 11:00 deri në
ora 14:00, zyrtarët policorë nga SPB-Tetovë kanë ndërmarrë
masa dhe aktivitete për parandalimin dhe pengimin e dukurive
antisociale te personat të cilët lypin lëmoshë në zonën e SPB-
Tetovë, kështu që në rrugën “Ilindenska” është ndaluar A.A. (30)
nga Tetova, ndërsa në rrugën ,,Iliria” është ndaluar E.A (32) nga
Shtipi, me qëndrim të përkohshëm në Tetovë, të cilët janë gjetur
duke lypur lëmoshë. Ato u janë dorëzuar përfaqësuesve të
Qendrës për Punë Sociale dhe do të përballen me parashtresa
përkatëse.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments