1.4 C
Tetovo
E shtunë, 30 Nëntor, 2024
BallinaLajmeMitsotakis: Emri kushtetues i Maqedonisë së Veriut duhet të përdoret edhe brenda...

Mitsotakis: Emri kushtetues i Maqedonisë së Veriut duhet të përdoret edhe brenda edhe jashtë

“Kur dëgjoj që qeveria e re e Maqedonisë së Veriut në brendësi të vendit quhet Republika e Maqedonisë, atëherë shqetësohem seriozisht dhe sigurisht është një çështje që dua ta ngre, nuk është konstruktive, nuk ndihmon në rrugën evropiane të Maqedonisë së Veriut dhe është komplikim i panevojshëm”.

Këtë e tha kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis gjatë diskutimit me ish-ambasadorin e SHBA-së në Greqi Daniel Speckhardt të organizuar nga Këshilli Amerikan për Marrëdhënie me Jashtë në Washington.

Mitsotakis theksoi se “Maqedonia e Veriut tani është anëtare e NATO-s sepse Greqia hoqi veton pas Marrëveshjes së Prespës”, duke shpjeguar se ishte një marrëveshje e nënshkruar nga qeveria e mëparshme, por ai e respekton atë sepse është “një marrëveshje ndërkombëtare që e detyron vendin”.“Por aspekti më themelor i Marrëveshjes së Prespës është emri Maqedonia e Veriut, i cili duhet të përdoret kudo, brenda dhe jashtë. Dhe kjo nuk është e negociueshme, kjo është e qartë, gjendet në Marrëveshjen e Prespës dhe është diçka që Greqia nuk e negocion. Kur dëgjoj se qeveria e re e Maqedonisë së Veriut në brendësi të vendit quhet Republika e Maqedonisë, atëherë shqetësohem seriozisht dhe sigurisht kjo është një çështje që dua ta ngre, nuk është konstruktive, nuk ndihmon në rrugën evropiane të Maqedonisë së Veriut, do të thosha se është një ndërlikim i panevojshëm në një kohë kur të gjithë duhet të kërkojnë pikat e konvergjencës”, tha Mitsotakis.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments