16 C
Tetovo
E diel, 6 Tetor, 2024
BallinaLajmeKumtesë nga SPB Tetovë

Kumtesë nga SPB Tetovë

Me datë 07.07.2024 në ora 18:45 në Tetovë, në rrugën për
në Bërvenicë të Tetovës, zyrtarët policorë nga SPB-Tetovë kanë
privuar nga liria personat S.A.(49) dhe S.L.(19) nga Reçica e
Vogël e Tetovës, G.C.(52) nga Tetova dhe M.A. (28) dhe F.M.(44)
të dy nga Republika e Kosovës, kurse në ora 19.40 në Spitalin
klinik të Tetovës S.R.(29) nga Reçica e Vogël, të cilët në ora 18.30
në rrugën ,,Kthesa e Bërvenicës”, pas një debati verbal kanë nisur
një përleshje fizike në të cilën kanë përdorur edhe sende të forta.
Sipas njoftimit, gjatë konfrontimit është dëmtuar edhe një veturë
,,BMW” me targa kombëtare të Kosovës, e drejtuar nga 44-
vjeçarja F.M.. Ata janë ndaluar në komisariat për procedim të
mëtejshëm dhe ndaj të gjithë personave të përfshirë do të bëhet
kallëzim përkatës.
……
Gjatë natës (07.08.2024) në ora 03:00 në autostradën
Tetovë-Gostivar, më saktësisht në pikën e pagesës rrugore
Tetovë, zyrtarët policorë nga SPB-Tetovë gjatë kontrollit të
komunikacionit kanë ndaluar 21-vjeçaren A.M nga Zhelina e
Tetovës e cili drejtonte një veturë. Gjatë shqyrtimit të
dokumenteve të drejtueses së mjetit, ajo ka dorëzuar një patentë
shoferi, e cila dyshohet se është e falsifikuar. A.M. është ndaluar
në komisariat për procedim të mëtejshëm dhe ndaj saj do të bëhet
kallëzim përkatës.
……
Më datë 07.07.2024 në ora 00:30 në SPB-Tetovë, personi
A.A. (24) nga Tetova ka raportuar se një ditë më parë rreth orës
21:30, përballë një lokali në rrugën “Strasho Pinxhur” në Tetovë
është sulmuar fizikisht nga E.,,Pnj”. Rasti është duke u zbardhur.
……
Më datë 07.07.2024 në ora 12:15 në SPB-Tetovë është
raportuar se rreth orës 11:30 në rrugën ,,133” në Tetovë është
përhapur zjarr në një kazino në pronësi të S.M. (28) nga Tetova, e
cila eshte i mbyllur dhe nuk punon. Nuk ka persona të lënduar,
ndërsa nga zjarri është shkaktuar dëmtim i automjetit të
pasagjerëve ,,Polo” me targa të Tetovës, në pronësi të N.K.T (44)


nga Tetova. Zjarri është shuar me ndërhyrjen e Njësitit Teritorial
Zjarrfikës të Tetovës. Inspektimin në vendngjarje ka kryer një ekip
nga SPB Tetovë.
……
Sektori i Punëve të Brendshme Tetovë vazhdon me
aktivitete të intensifikuara të kontrollit për rend dhe siguri më të
madhe në komunikacion në rajonin e Pollogut. Kështu që, gjatë
fundjavës (06/07.07.2024), në periudhën nga ora 22.00 deri në
orën 04.00, është kryer një kontroll aksion në lidhje me drejtuesit
e mjeteve që drejtojnë mjetin nën efektin e alkoolit, gjatë të cilit
janë konstatuar dhe sanksionuar 3 shkelje (TE-1 dhe GV-2), kurse
drejtuaesit janë përjashtuar menjëherë nga qarkullimi.
Gjatë kontrollit janë konstatuar edhe 18 shkelje të tjera në
trafik (TE-7 dhe GV-11).
Për të gjithë drejtuesit e mjeteve kundërvajtës janë
përgatitur parashtresat e parapara me ligj dhe do të përballen me
masën mbrojtëse “ndalim drejtimi” në kohëzgjatje nga 3 deri në 12
muaj, në varësi të përqindjes së pranisë së alkoolit në gjak.
SPB-Tetovë apelon drejtuesit e mjeteve që të respektojnë
rregullat dhe rregulloret ligjore në komunikacion, të mos ulen në
timon nëse janë nën ndikimin e alkoolit sepse alkooli zvogëlon
shikimin dhe reflekset gjatë drejtimit të mjetit motorik dhe mund të
jetë shkaktar i aksidenteve me pasoja të rënda në komunikacion,
kështu që do do të kontribuojnë në sigurinë e tyre personale dhe
të të gjithë pjemarrësve të tjerë në komunikacion.
……

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments