Sot ishte dita e fundit që qytetarët mund t’i paraqisnin dëmet që pësuan nga moti i lig në komunën e Tetovës dhe Zhelinës. Deri më tani në komunën e Tetovës kanë arritur 490 parashtesa për dëmshpërblim, ndërsa dëmet kryesisht janë të bujqësi dhe shtëpi, por edhe vetura.
Në komunë e Zhelinës fillimisht është shpallur gjendje e jashtëzakonshme për vërshimet, ndërsa më pas është themeluar një komision për të bërë vlerësimin e dëmeve.
Pasi komisioni komunal të përfundojë vlerësimin në pronat ë dëmtuara, komuna e Tetovës duhet që të njëjtat t’i dorëzoj në komisionin e shkallës së dytë në Qeveri, ndërsa më pas qeveria do të vendosë nëse dëmet do të kompensohen ose jo. Nga komuna Tetovës thanë se dëmtimi i veturave nuk do të kompensohet, ndërsa bujqit që nuk kanë kontratë që shfrytëzojnë tokën bujqësore ose nuk kanë pronësi, nuk do të mund të marrin dëmshpërblim.