9.6 C
Tetovo
E premte, 22 Nëntor, 2024
BallinaLajmeQKC: 4 ministri dhe 43 komuna janë në zonën e kuqe për...

QKC: 4 ministri dhe 43 komuna janë në zonën e kuqe për korrupsion,në listën negative top 4 edhe Gostivari.(video)

Katër ministri, të cilat shpenzojnë pjesën më të madhe të parave të qytetarëve përmes prokurimit publik, kanë nivel të ulët të mbrojtjes nga korrupsioni, sipas hulumtimit të fundit të Qendrës për Komunikim Civil. Më e ekspozuara ndaj veprimeve korruptive është Ministria e Arsimit dhe Shkencës, e ndjekur nga Ministria e Brendshme, Ministria e Mjedisit dhe Ministria e Sistemit Politik dhe Marrëdhënieve Ndërkomunitare ( e udhëhequr nga Artan Grubi) . Rreth 57 për qind e tenderëve, me vlerë 93 milionë euro, realizohen nga këto katër ministri. Në të njëjtën kohë, hulumtimi tregon se asnjë institucion shtetëror nuk ka mbrojtje të fortë kundër korrupsionit gjatë kryerjes së prokurimeve publike.

Ministria e Financave ka numrin më të vogël të kompanive – ofertues për prokurimin publik, dhe Shërbimi Qeveritar për Çështjet e Përgjithshme dhe të Përbashkëta, Ministria e Shoqërisë Informative dhe Administratës, Ministria e Brendshme, Ministritë e Punëve të Jashtme, Sistemi Politik, dhe Ekonomia (e udhëhequr ngaKreshnik Bekteshi ) janë në zonën e kuqe, për drejtësinë dhe Sekretariatin e Përgjithshëm të Qeverisë. Në të njëjtën kohë, Financat janë institucioni që ka realizuar më së shumti tenderë me vetëm një ofertë dhe nuk kanë mbetur prapa as ministritë dhe institucionet e përmendura më parë. Ministria e Mbrojtjes dhe Ministria e Bujqësisë kanë performancën më të mirë kundër korrupsionit.

Situata në komuna është edhe më alarmante.

Më shumë se gjysma janë të dobët në mekanizmat kundër korrupsionit. Listën negative e kryesojnë Kratova, Gostivari, Haraçina dhe Studeniçani. Disa prej tyre nuk kanë fare punonjës të cilët janë të trajnuar për të kryer prokurimet publike. Tri komunat me performancën më të mirë kundër korrupsionit janë Kavadari, Probishtip dhe Velesi.Më shumë se 1 miliard euro shpenzohen çdo vit për prokurimet publike. Kjo shumë është burim korrupsioni dhe ulja e saj kërkon përpjekje shtesë, si në nivel sistemik ashtu edhe në atë institucional, sipas Qendrës për Komunikim Civil. Sipas Fakiqit, hulumtimi shfaqet në momentin e duhur, kur zgjidhet një qeveri e re, e cila mund t’i përdorë këto të dhëna dhe të përmirësojë performancën e institucioneve të saj.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments