6.9 C
Tetovo
E mërkurë, 27 Nëntor, 2024
BallinaLajmeMickoski-VMRO-DPMNE / Dështimi bisedimeve të BE-së është për shkak të krimit dhe...

Mickoski-VMRO-DPMNE / Dështimi bisedimeve të BE-së është për shkak të krimit dhe korrupsionit

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski dje në Draçevë foli për mosçeljen e bisedimeve me Bashkimin Evropian.

“S’duhet të jetë askush i lumtur për shkak se nuk morëm datën për bisedime në Bruksel. Duhet të jemi të pikëlluar për arsye se nuk morëm datë për shkak të korrupsionit dhe krimit të atij që donte të privatizojë të ardhmen evropiane të shtetit tonë dhe qytetarëve tonë”, tha Mickoski.

Mickoski tha se beteja për në BE ka qenë qëllim kryesor i
VMRO-DPMNE-së së që nga formimi i saj në vitin 1990, atëherë kur, siç tha ai, LSDM betohej te Beogradi dhe Moska.

“Ne jemi qytetarë të Evropës, ne i përkasim Evropës dhe atje është e ardhmja jonë, të gjithë ne jemi qytetarë evropianë dhe meritojmë një të ardhme të tillë me sistem me vlera që është ndryshe nga ajo që ofron sot Zoran Zaev dhe LSDM”, tha Mickoski.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments