EVN Home si Furnizuesi Universal i energjisë elektrike e pranoi ofertën e SHA EMV prej 60 euro për megavat orë për mbulimin e për 85 për qind të nevojave. Për nevojat e mbetura prej 15 për qind, në tenderin për periudhën korrik – dhjetor kanë arritur tri oferta, por ato nuk janë pranuar për shkak të çmimeve më të larta në raport me çmimet momentale të tregut.
Nga EVN Home informuan se kanë pranuar oferta nga kompanitë “Duferco”, EMV Shitje dhe Sole24.
“Për 85 për qind të nevojave të Furnizuesit Universal, EVN Home pranoi vetëm një ofertë, edhe atë nga SHA EMV me çmim të shitblerjes prej 60 euro për megavat-orë, ndërsa për 15 për qind të nevojave të Furnizuesit Universal, EVN Home pranoi tre oferta nga kompanitë Duferco MK, EMV Shitje dhe Sole24, me çmime të ofruara që ishin rreth dy herë e gjysmë më të larta në raport me çmimin e ofruar nga SHA EMV për 85 për qind të nevojave, ndërsa për nevojat e mbetura prej 15 për qind, ofertat e kompanive nuk u pranuan nga ana e EVN Home për shkak të çmimeve dukshëm më të larta në krahasim me ato të tregut për momentin”, bëhet e ditur në kumtesë.