6.9 C
Tetovo
E mërkurë, 27 Nëntor, 2024
BallinaLajmeKomiteti i Helsinkit: Në Idrizovë për 1.000 të dënuar kujdeset vetëm 1...

Komiteti i Helsinkit: Në Idrizovë për 1.000 të dënuar kujdeset vetëm 1 mjek

Kujdesi shëndetësor në INP Idrizovë ofrohet nga 1 mjeke dhe 2 infermierë, të cilët frekuentojnë institucionin e mbi 1000 të dënuarve, vetëm në disa orë gjatë ditës, njofton Komiteti i Helsinkit për të Drejtat e Njeriut. Nga atje, sot publikuan gjetjet kryesore nga fushat në të cilat veprojnë – drejtësia, monitorimi dhe situatën në burgje dhe institucione psikiatrike, gjuha e urrejtjes, krimi i urrejtjes si dhe fusha të tjera.

“Personat e dënuar na informojnë rregullisht për korrupsionin në burgje, por nga frika e humbjes së të drejtave dhe komoditeteve të tyre, ata zyrtarisht nuk i raportojnë këto raste. Në vitin 2023, ndihma juridike falas iu është ofruar 90 personave të dënuar dhe personave të tjerë për shkak të përdorimit të tepruar të forcës nga punonjësit e policisë. Arsyet më të zakonshme për të cilat personat e dënuar kanë kërkuar këshilla ligjore kanë të bëjnë me kujdesin shëndetësor, kushtet materiale, takimin me fëmijët dhe partnerin jashtëmartesor, cilësinë e ushqimit dhe ujit, të drejtën e lirimit me kusht, transferimin në një institucion tjetër të vuajtjes së dënimit dhe ushtrimin e të drejtave të vizitës”, thuhet në njoftimin nga Helsinki.

Komiteti i Helsinkit ka realizuar 10 vizita në institucionet ndëshkuese Idrizovë, Shtip, Prilep dhe burgun në Kumanovë. Është konstatuar se personat e dënuar nuk kanë qasje adekuate në kujdesin shëndetësor, se kushtet materiale të jetesës janë të këqija dhe se programet e risocializimit, kushtet për zbatimin e tyre dhe ndihma pas dënimit janë ende të pamjaftueshme dhe të pazbatueshme.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments