13.8 C
Tetovo
E premte, 20 Shtator, 2024
BallinaLajmeMickoski: formalisht do ta respektoj Marrëveshjen e Prespës

Mickoski: formalisht do ta respektoj Marrëveshjen e Prespës

I pyetur për mundësinë për veto të re nga Greqia, kryeministri i ardhshëm Hristian Mickoski paralajmëroi se formalisht do ta respektojë Marrëveshjen e Prespës. Mickoski shtoi se nuk mendon siç tha, të sillem si taliban dhe nuk pret as nga të tjerët të sillen në atë mënyrë, pa theksuar se për kë e ka fjalën. Mickoski përsëriti se Marrëveshja e Prespës është pjesë e Kushtetutës.

“Nuk mund të prisni që të respektohen ligjet dhe Kushtetuta ndërsa ju t’i shkelni”, tha Mickoski.

Megjithatë, tha se është e drejta e tij personale që ta përdorë terminin Maqedoni.

“Në periudhën në vijim unë nuk do ta përsëris si papagall prapashtesën”, deklaroi ai.

Në një intervistë televizive, kryeministri grek Kiriakos Micotakis përsëriti se pret që Mickoski ta bëjë të qartë se do të respektojë Marrëveshjen. Njëkohësisht, Micotakis njoftoi se Mickoski do të befasohet në mënyrë të pakëndshme në Samitin e NATO-s, ku do të ngrejë çështjen e Marrëveshjes.

 “Njerëzit që më njohin, e dinë që nuk habitem lehtë, as në mënyrë të këndshme e as në mënyrë të pakëndshme”, u shpreh Mickoski.

Mickoski theksoi se do të jetë i gatshëm, siç thotë ai, të argumentojë mirë pozitat në Samitin e NATO-s në Uashington në korrik.

Micotakis ka theksuar edhe një herë se rruga jonë për në Bashkimin Europian kalon përmes Greqisë, por shpreson që logjika të mbizotërojë. Paraprakisht, ambasadori europian në vend, Dejvid Gir, urdhëroi që të punohet në zbatimin e Marrëveshjes së Prespës, pasi siç shtoi ai, ajo ka rëndësi të madhe për Bashkimin Europian. /TV21/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments