12.3 C
Tetovo
E premte, 18 Tetor, 2024
BallinaLajmeIsamedin Limani dhe Aleksandar Kambovski janë antarë të ri të Këshillit Gjyqësor

Isamedin Limani dhe Aleksandar Kambovski janë antarë të ri të Këshillit Gjyqësor


Anëtarët e rinj të Këshillit Gjyqësor janë gjyqtarët Isamedin Limani dhe Aleksandar Kambovski.

Gjyqtari i Gjykatës së Lartë, Limani dhe gjyqtari nga Apeli Manastir, Kambovski janë anëtarë të rinj të Këshillit Gjyqësor, pasi gjyqtarët votuan sot.

Limani mori 7 vota, ndërsa kundërshtarja e tij, gjyqtarja Cvetanka Periq, e cila edhe pse u tërhoq, mbeti në fletëvotim, mori 2 vota.

Gjithsej dy fletëvotime për zgjedhjen e një anëtari të këshillit nga radhët e gjyqtarëve të lartë janë të pavlefshme, madje dy nuk janë përdorur fare.

Nga gjyqtarët nga rajoni i Apelit Manastir, mbi 40 gjyqtarë morën pjesë në zgjedhje në mes kandidatëve, Aleksandar Kambovski, i cili mori 28 dhe Tatjana Susuleska me 10 vota dhe gjyqtarja Aleksandra Pop-Stefania nga Gjykata themelore e Ohrit me 3 vota.

Nga gjithsej 43 gjyqtarë me të drejtë vote nga zona e Apelit Manastir, të drejtën e kanë shfrytëzuar 42, ndërsa një fletë votimi ka qenë e pavlefshme

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments