9.6 C
Tetovo
E mërkurë, 27 Nëntor, 2024
BallinaOpinionAkademik Prof.Dr Abdulla Mehmeti / TË VËRTETAT DHE TË PAVËRTETAT PËR THEMELIMIN...

Akademik Prof.Dr Abdulla Mehmeti / TË VËRTETAT DHE TË PAVËRTETAT PËR THEMELIMIN E UNIVERSITETIT TË TETOVËS.(Në 30-vjetorin e themelimit të Universitetit të Tetovës)

Çfarë ka deklaruar Rektori i parë i Universitetit të Tetovës, më 17 korrrik të viti 1994* (atëkohë në cilësi të anëtarit të Kryesisë së Universitetit, bashkë me Prof. Dr. Agni Dikën dhe Prof. Dr. Murtezan Ismailin), e çfarë thuhet në intervistën e pabotuar të Rektorit të parë, Prof. Dr. Fadil Sulejmanit, me gazetarin Xhelal Neziri:

*”Iniciativa e hapjes së Universitetit me mësim në gjuhën shqipe në Maqedoni u konkretizua më 4 qershor, kur u mbajt Kuvendi për themelimin e Universitetit nga intelektualët shqiptarë të rangut universitar. Duke hyrë në lokalet e kësaj godine për të mbajtur këtë mbledhje, për herë të parë në historinë e shqiptarëve të Maqedonisë u hapën dyert e Universitetit shqiptar dhe kështu kemi marrë çelësat e fatit në duart tona, të historisë, të traditës e të gjuhës tonë.” (Nga raporti i punës së organeve të Universitetit, më 27 gusht 1994)

– Fadil SULEJMANI

KUSH DHE PËR ÇFARË QILLIMI E KA MASHTRUAR OPINIONIN DERI MË SOT SE UNIVERSITETI I TETOVËS ËSHTË THEMELUAR MË 17 DHJETOR, 6 MUAJ PAS THEMELIMIT TË TIJ MË 4 QERSHOR 1994?

Lexojeni përgjigjen e Rektorit të parë të këtij Universiteti, Prof. Dr. Fadil Sulejmanit

* * *

Pjesë nga një intervistë e pabotuar, me gazetarin Xhelal Neziri:

“…Sulejmani e kujton me nostalgji dhe mburrje kuvendin themelues. Atë ditë, kur në sallën e Kuvendit Komunal të Tetovësu mblodhën 116 njerëz të dijes, prej të cilëve më pak ishin të rangut universitar e më shumë njerëz me fakultete apo shkolla të larta. (Ky konstatim nuk është i saktë. Shënimi im, A.M).

“Në momentin kur e lexova referatin dhe thashë se jemi mbledhur që sot të themelojmë Universitetin e Tetovës, gjysma e tyre dolën jashtë duke e lëshuar kuvendin në mënyrë demonstrative. Gjysma e atyre që mbetën brenda u shprehën kundër Universitetit kurse pjesa tjetër heshti e nuk tha asgjë. Një numër i vogël e përkrahën iniciativën vetëm sa për ta provuar se çka mund të bëjmë”. (Ky konstatim nuk është e saktë. A.M.)

“Ka pasur profesorë që kanë filluar të bëjnë shaka duke i thënë Sulejmanit se ky universitet nuk duhet ta niset me 6 fakultete por me një gjysmë. Ky konstatim nuk është e saktë”. Askush nga pjesëmarrësit nuk e ka kundërshtuar themelimin e Universitetit në atë Kuvend. A.M.).

(Ka një të vërtetë, të cilën asnjëherë nuk e kam bërë publike. Dy pjesëmarrës të ftuar nga unë me ftesa, të dytë magjistra të shkencave, të përgatitur sigurisht (me çanta e materiale për diskutime), para fillimit të punimeve të Kuvendit, para hyrjes në sallën ku do të mbahej ky Kuvend, më kanë pyetur mua në cilësi të organizatorit, a ka lidhje ky person (me emër ma përmendën prof. Fadil Sulejanin), me të cilin nuk kishin raporte të mira atë kohë, dhe më premtuan se do të jenë në mbështeje të Universitetit, por nuk kanë disponim të jenë pjesë e këtij Kuvendi, për shkaqe personale. Nga ky premtim, njëri pjej tyre është emëruar atë ditë si anëtar i Komisionit të njërit nga Faktultet, ndësa tjetri ka qenë përkahës i madh i këtij projekti më vonë. Njëri prej tyre është ende gjallë dhe mund ta dëshmojë këtë fakt. Nuk është në etikën time që t’ua përmendi emrat, sidomos personave që nuk janë gjallë, nëse kjo nuk është e domosdoshme!)

“Filluan edhe tjerë të bëjnë shaka dhe unë pashë rrezikun se do ta prishin tërë këtë organizim. Fatmirësisht, të gjitha vendimet i kisha përgatitur para fillimit të kuvendit dhe të njëjtat i nënshkruan. Pas kësaj, unë dola dhe thashë se sot më 4 qershor të vitit 1994 u themelua Universiteti i Tetovës. Ata reaguan duke thënë se jo nuk është themeluar, por unë tashmë e bëra publik vendimin dhe u botua në gazetën Rilindja”. (Ky konstatim nuk është saktë. Asnjë Vendim nuk është përgatitur paraprakisht nga prof. Fadil Sulejmani, pse ai ka qenë i ftuar sikurse të gjithë të tjerët në atë Kuvend, të organizuar nga Bashkësia Kulturore Shqiptare dhe unë kryetari i saj. A.M.)

Shënim plotësues: Edhe në këtë intervistë ka shumë pasaktësi dhe të pavërteta në lidhje me çështjen e themelimit të Universitetit të Tetovës, sigurisht për arsye emocionale të bashkëbiseduesit, por është me rëndësi se edhe vetë rektori i parë, Fadil Sulejmani e pohon disa herë faktin se Universiteti i Tetovës është themeluar më 4 qershor, jo më 17 dhjetor, siç kishte deklaruar në disa intervista dhe paraqitje publike të tij. (Shënimi im, A.M.)

* Ky shkrim, me vërejtjet e mia, është publikuar në vitin 2018.

Poshtëshënim:

Shpresoj që, në lidhje me këtë çështje ta thonë mendimin e tyre edhe dy anëtarët e tjerë të Kryesisë së Universitetit, atëkohë, pjesëmarrës në Kuvendin themelues, Prof. Dr. Agni Dika dhe Prof. Dr. Murtezan Ismaili, të cilët janë edhe recensentë të librit më të ri për Universitetin e Tetovës, të autorit Liman Kurtishi, me titull “Universiteti i Tetovës – sfidë popullore që gjunjëzoi pushtetin”

(6 qershor 2024)

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments