Bulevardi Bllagoja Toska shumë shpejt i kompletuar, Komuna e Tetovës punon intenzivisht për pjesën e mbetur që lidh rrugën Tetovë-Jazhincë.
Siç shihet në video kjo rrugë do të lehtësojë një pjesë të madhe të komunikacionit dhe do të jetë një arterie e mirë për Tetovën dhe fshatrat e komunës së Tearcës gjegjësisht me Kosovën.
Kryetari i komunës së Tetovës, Bilall Kasami është shprehur se nga rrethrrotullimi tek kazerma për të rruga regjionale Tetovë – Jazhincë punohet me hapa të shpejt për të lehtësuar qarkullimin rrugor.
“Me këto pamje pune nga bulevardi “Bllagoja Toska”, ju uroj një ditë të mbarë! (rrethrotullimi te kazerma ushtarake – rruga regjionale Tetovë-Jazhincë)
Me rritëm të shpejt po punohet për çdo ditë që kjo rrugë të hapet dhe të lehtësohet qarkullimi rrugor. Tani jemi në fazën e tamponizimit dhe shumë shpejt do të bëhet edhe asfaltimi!” ka shkruar Kasami.
Trotuare, mbjellja e drunjve , ndriçim publik, kjo do të jetë rruga e re moderne!
Vlen të thekësohet se ka edhe një rrugë që do të lidhet drejtpërdrejtë me fshatin Xhipiçisht dhe Tetova gati se do të çlirohet nga komunikacioni i ngarkuar nga Stadiumi për në Jazhincë./TS/