Lideri i VMRO-DPMNE-së dhe kryeministër i ardhshëm Hristijan Mickoski, pas marrjes së mandatit sot nga kryetarja Gordana Siljanovska-Davkova, lojërat politike të BDI-së i quajti të rrezikshme, duke paralajmëruar se nëse vazhdojnë kështu, e vërteta do të dalë shumë shpejt, pa specifikuar pse.
“Unë i shoh deklaratat etnocentrike që vijnë nga disa nga njerëzit qendrorë në BDI. Ndoshta në këtë mënyrë ata duan të rifusin provokimet etnike në bashkëjetesë në Maqedoni që këto negociata për formimin e qeverisë së ardhshme të reduktohen në pyetjen se sa vota kanë marrë maqedonasit, shqiptarët, serbët… po e ndjek. Kjo lojë e rrezikshme me kujdes dhe nëse vazhdojnë kështu, shumë shpejt do të dalë e vërteta”, ka kërcënuar Mickoski.
Ndryshe, dje në festën e mbrëmshme të 22 vjetorit të themelimit të BDI-së në Dollna Banjica të Gostivarit, Ali Ahmeti dërgoi një mesazh tjetër se VMRO-DPMNE ka mandat të udhëheqë pushtetin ekzekutiv, por nuk ka mandat për të bërë zgjedhje. dhe poshteroje shqiptaret ne Maqedoni . Ai shprehu besimin se bashkë me qendrat vendimmarrëse ndërkombëtare do ta kapërcejnë këtë përballje.
“Kjo përballje nuk është më e vështirë se ajo e vitit 2001, nuk është më e vështirë se përballja që kemi me vendet e rajonit. Por ne duhet t’i ndalim ambiciet e dhimbshme të partisë politike – të cilës nuk ia mohojmë mandatin për të udhëhequr pushtetin ekzekutiv, por nuk e ka mandatin për të bërë përzgjedhje dhe për të poshtëruar shqiptarët në Maqedoni. “Shqiptarët kanë mjaft gjak në Maqedoninë e Veriut për të vendosur vetë”, tha Ahmeti.