7.8 C
Tetovo
E martë, 26 Nëntor, 2024
BallinaLajmeQUINT dhe BE kritikojnë qeverinë e Kosovës për shpronësimin e tokave në...

QUINT dhe BE kritikojnë qeverinë e Kosovës për shpronësimin e tokave në veri

Përmes një deklarate të përbashkët, Ambasadat e shteteve të QUINT-it në Kosovë, që janë ajo e SHBA-së, Mbretërisë së bashkuar, Gjermanisë, Francës dhe Italisë,  por edhe BE dhe OSBE kanë shprehur keqardhje për vendimin më të fundit të qeverisë, lidhur me finalizimin e procesit të shpronësimit të më shumë se 100 parcelave tokë në komunat e Leposaviqit dhe Zubin Potokut me shumicë serbe në veri të Kosovës.

Në deklaratë shkruhet se disa nga misionet e këtyre vendeve kishin ndarë më herët me Qeverinë e Kosovës vlerësimet e ekspertëve juridikë ndërkombëtarë,  që tregonin se ekzekutivi kishte shkelur ligjet dhe rregulloret e tij në lidhje me procesin e shpronësimit.

Vërejmë se sistemi gjyqësor i Kosovës ka identifikuar shqetësime të ngjashme ligjore me vendimin paraprak të shpronësimit, të cilin Qeveria ende nuk e ka adresuar”, vijon deklarata ku më tej vihet në dukje fakti se qeveria e Kosovës nuk ka pritur përfundimin e të gjitha procedurave të hapura gjyqësore para se të merrte vendimin përfundimtar të 30 majit, duke qenë se nga shpronësimi janë përjashtuar vetëm pronat e qytetarëve që kanë fituar gjyqin, por jo atyre që ndërkohë janë në proces gjyqësor.

Është thelbësore që qeveria të bëjë përpjekje për të siguruar që shpronësimi  të jetë në përputhje me ligjin  dhe që të drejtat pronësore të pronarëve dhe palëve të interesit të respektohen plotësisht”, theksohet në deklaratë ku bëhet me dije se Kosovës i është kërkuar të ndryshojë edhe ligjin për shpronësimin që, sipas vendeve perëndimore, nuk është në përputhje me planin Ahtisaari përsa i përket mbrojtjes së të drejtave të minoriteteve.

/rtsh/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments