10.5 C
Tetovo
E martë, 26 Nëntor, 2024
BallinaLajmeRiorganizimi i Ministrive/ Propozimi i Mickoskit të premten në seancë parlamentare!

Riorganizimi i Ministrive/ Propozimi i Mickoskit të premten në seancë parlamentare!

Për të premten në ora 11.00 është caktuar seanca parlamentare ku në rend dite është propozimligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për organizimin dhe punën e organeve të administratës shtetërore, me procedurë të shkurtuar, të propozuar nga lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski.

Ligji për riorganizimin e Qeverisë, të premten do të jetë në seancë parlamentare, kurse javën e ardhshme, sipas VMRO-DPMNE-së, duhet të kalojë me shumicë prej 2/3.

VMRO-DPMNE pretendon se kanë siguruar shumicën prej 2/3. Nëse realizohet kjo, Mickoksi do të përmbush premtimin zgjedhor për ndryshimin e ligjit. Madje edhe negociatat për qeverinë e re me VLEN dhe ZNAM I ka zhvilluar sipas riorganizimit të ri.

Riorganizimi I ri do të thotë se Ministria e Ekonomisë do të bëhet Ministria për Ekonomi dhe Punë, Ministria e Punës dhe Politikës Sociale të bëhet Ministri për Politikë Sociale, Demografi dhe të Rinj, kurse Ministrisë së Kulturës i shtohet sektori I turizmit.

Do të ketë edhe Ministri të reja – Ministria për Energjetikë, Xehtari dhe Lëndë të para minerale, Ministria për transformim digjital dhe Ministria për Sport. Sekretariati për Cështje Evropiane dhe të bëhet Ministria për cështje evropiane.

Sic thuhet në propozim-ligjin, riorganizimi i Ministrive dhe organeve tjera të Administratës Shtetërore, bëhet me qëllim të adaptimit të punës së tyre me nevojat bashkëkohore të funksionimit të organeve të administratës. Sic thuhet, fokusi më I madh do të vehet në fushën e energjetikës, lëndëve të para minerale, xehtarinë si dhe sportin.

Në ueb faqen e Kuvendit, krahas kësaj pike të rendit të ditës, deputetët duhet të votojnë edhe për verifikimin e mandatit të deputetëve në Kuvend dhe për propozim vendimin për zgjedhjen e Kryetarëve dhe Zv/Kryetarëve, anëtarëve dhe zëvendësve të tyre të Komisioneve parlamentare.

Kuvendi, në mënyrë plotësuese, duhet ta konstatojë edhe mandatin për deputet të kandidates nga Njësia e 6-të Zgjedhore, Imërlije Saliu – Fetai, pas rivotimit të 22 majit./tvklan.mk

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments