Duke komentuar “luftën” për legjitmmitet te shqiptarët në RMV, Kastriot Rexhepi nga VLEN në TV21 tha se duket pasur kujdes me “deklaratat për gjakra”.“Mendoj që shqiptarët mjaft kanë derdhur gjak për këtë vend dhe mendoj se ne si politikanë kemi përgjegjësi të gjithë, pa përjashtim, që mos sjellim situatë që dikush të pësojë edhe një gërvishtje të vogël, mos flasim me pasojë më të rëndë”, theksoi Rexhepi.
Duke e komentuar deklaratën e djeshme të Ali Ahmetit dhe njoftimet e Fronit Europian për hapa revoltues pas krijimit të qeverisë së re mes VLEN dhe VMRO, Rexhepi tha:
“Nuk e marrin përgjegjësinë dhe nuk e përjashtojnë mundësinë që do të ketë pakënaqësi të popullit, janë një lloj skenari që e kemi parë edhe në të kaluarën, kur inicohet një grup qytetarësh që të protestojnë, që të paraqitet politika ta merr përsipër duke i dhënë mbështetje fillimisht, dhe ta merr përsipër atë lëvizje, atë merit. Duan me gjakun dhe me integritetin dhe sakrificën e e njerëzve të tjerë ta bëjnë luftën për vete dhe për ta ruajtur karriget e tyre”, shtoi Rexhepi.