3.1 C
Tetovo
E premte, 15 Nëntor, 2024
BallinaLajmeFormohet Komisioni Parlamentar për Sistemin Politik dhe Komisioni Legjislativo-Juridik, janë pranuar edhe...

Formohet Komisioni Parlamentar për Sistemin Politik dhe Komisioni Legjislativo-Juridik, janë pranuar edhe 29 kërkesa për apanazh të deputetëve të përbërjes parlamentare 2020-2024.

 Komisioni parlamentar për zgjedhje dhe emërime sot i ka pranuar propozimet për përbërjen e personelit të Komisionit të Sistemit Politik dhe Komisionit Legjislativo-Juridik.

Kryetari i Komisionit për sistem politik është Lupço Prenxhov, ndërsa zëvendësi i tij Jovan Jaulevski, ndërsa kryetari i KLL-së është Aleksandar Veljanovski, dhe zëvendësi i tij Boban Nikollovski.Anëtarët e Komisionit e kanë pranuar kërkesën e ish presidentit Stevo Pendarovski për pezullimin e të drejtës së pensionit që e ka dorëzuar në Kuvend më 15 maj.

Gjithashtu janë pranuar edhe 29 kërkesa për apanazh të deputetëve të përbërjes parlamentare 2020-2024. Kundër propozimit për apanazh ishte deputeti i Të Majtës, Krmov. Afati për paraqitjen e kërkesave për apanazh ende nuk ka përfunduar.

Kryetari i Komisionit, Gjorgjija Sajkovski njoftoi se ka nënshkruar kërkesë për ndërprerjen e apanazhit të Oliver Spasovskit dhe Vesna Bendevskës për faktin se janë bërë deputetë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments