9 C
Tetovo
E diel, 20 Tetor, 2024
BallinaLajmeRMV/Në vitin 2023 janë regjistruar 12.672 martesa dhe 1765 shkurorëzime.

RMV/Në vitin 2023 janë regjistruar 12.672 martesa dhe 1765 shkurorëzime.

Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikave, numri i martesave të lidhura në vitin 2023, krahasuar me vitin 2022, është ulur me 1,6% dhe ka arritur në 12672.

Më së shumti martesa, 1597 ose 12,6%, janë lidhur në muajin gusht, dhe më së paku në muajin mars, 730 martesa ose 5,8%. Më e shpeshta është martesa e parë me pjesëmarrje prej 93,2% për femrat dhe 92,2% për meshkujt.

Në një martesë të dytë me pjesëmarrje 7,0% dhe në një martesë të tretë me pjesëmarrje 0,8%, nga numri i përgjithshëm i martesave, më shpesh hyjnë meshkujt.

Në vitin 2023, sipas moshës, më së shumti martesa ka ndodhur në grupmoshën nga 25 deri në 29 vjeç, pra 4228 ose 33.4% për femrat dhe 4450 ose 35.1% për meshkujt.

Mosha mesatare në lidhjen e martesës së parë është 27.5 vjeç për nusen dhe 30.1 vjeç për dhëndrin.

Numri i divorceve në vitin 2023 shënoi një rritje prej 9,4% krahasuar me vitin 2022 dhe arriti në 1765 martesa të divorcuara.

Më pak martesa gjatë vitit janë divorcuar në muajin gusht, pra 66 ose 3.7%, dhe më së shumti, pra 201 ose 11.4% në muajin dhjetor.

Sipas moshës, numri më i madh i divorceve ka ndodhur në grupmoshën 35 deri në 39 vjeç, nga të cilat 310 ose 17.6% te femrat dhe 295 ose 17.6% te meshkujt.

Sipas kohëzgjatjes së martesës, shumica e divorceve, 393 ose 22,3%, kanë ndodhur nga 5 deri në 9 vjet pas lidhjes së martesës.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments