9.6 C
Tetovo
E diel, 20 Tetor, 2024
BallinaOpinionZeqirija Ibrahimi: Shqiptarët në qeveri do kenë hisen që ju takon, pretendimet...

Zeqirija Ibrahimi: Shqiptarët në qeveri do kenë hisen që ju takon, pretendimet për nënçmim nuk kanë asnjë bazë

Nuk kam borxh ndaj askujt në shtet dhe në botë, por borxh kanë ata ndaj Ali Ahmetit që tani janë në prehrin e tij dhe tani duhet ta mbrojnë Ali Ahmetin dhe familjen e tij nga korrupsionet dhe grumbullimi i pasurisë që e kanë bërë ndër vite.. Këtë e tha Zeqirija Ibrahimi, në emisionin “Top Tema”, duke komentuar deklarimet se Arjanit Hoxhës se Ibrahimi i ka borxh VMRO-DPMNE-së për zhvillimet në vitin 2017. Më tej, Ibrahimi ka shtuar se insistimi i tillë i atyre për ta mbrojtur Ali Ahmetin është një tregues se edhe ata janë të korruptuar pasi po mbrojnë persona të tillë që morën përgjigjen e shqiptarëve në zgjedhje.
Duke folur për pretendimet e Frontit Evropian se shqiptarët janë të nënçmuar, Ibrahimi tha se ata nuk ofrojnë asnjë argument për pretendimet e tyre.
“Shqiptarët e kanë më kryetarin e Kuvendit, shqiptarët do të jenë të përfaqësuar në qeveri si çdo herë, çfarë duhet tjetër duhet të bëjmë ne për të dëshmuar se jemi partner dhe bashkëqeverisës dhe askush nuk është i nënçmuar, por përkundrazi është respektuar. Në këtë rast VMRO-DPMNE së bashku me Znam kishin shumicë por ata nuk kanë mundur të mos e respektojnë kërkesën që një nga funksionet më të larta në shtet ti takojë shqiptarëve. Ne këtë e vlerësojmë se edhe ata e kanë respektuar realitetin, se shqiptarët duhet të jenë të përfaqësuar denjësisht në qeveri”, ka deklaruar Zeqirija Ibrahimi.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments