3.7 C
Tetovo
E diel, 24 Nëntor, 2024
BallinaLajmeBotaKancelari gjerman: Duhet të shmangim luftën mes Rusisë dhe NATO-s

Kancelari gjerman: Duhet të shmangim luftën mes Rusisë dhe NATO-s

Kancelari gjerman, Olaf Scholz, thotë se lufta mes Rusisë dhe NATO-s duhet shmangur, por Ukraina duhet të jetë në gjendje të mbrojë sovranitetin e vet.

Në një fjalim në një tubim të katolikëve gjermanë të premten, Scholz foli edhe për fuqizimin e ekstremit të djathtë në Gjermani, por deklarata kundër përballjes direkte me Moskën ishte ajo që tërhoqi më shumë vëmendje.

“Ndërsa mbështesim Ukrainën duhet të sigurohemi në të njëjtën kohë që të mbetemi të vetëdijshëm se si të parandalojmë një përshkallëzim që mund të shkaktojë një luftë mes Rusisë dhe NATO-s.”, tha Scholz. “Dua të bëj të qartë se kjo nuk mund të arrihet pa kujdes dhe pa marrë në konsideratë më parë çdo masë dhe çfarë ndikimi ka ajo në kontekstin e përshkallëzimit të mundshëm. Dhe nuk mund të arrihet pa u konsultuar me aleatët. Duhet të shmangim luftën e madhe, luftën mes Rusisë dhe NATO-s. Duhet në të njëjtën kohë të sigurohemi që Ukraina të jetë në gjendje të mbrojë sovranitetin dhe pavarësinë e saj”.

Të premten, Gjermania autorizoi ukrainasit që të mbrohen “në përputhje me ligjin ndërkombëtar” kundër sulmeve që vijnë përtej kufirit. Zëdhënësi i kancelarit Scholz, Steffen Hebestreit, tha se kjo është e lejueshme edhe me armët gjermane. Një ditë më parë ishte Presidenti amerikan Joe Biden që i dha leje Ukrainës të godasë brenda territorit rus me municione amerikane. Ndërsa ministri i Jashtëm italian, Antonio Tajani, është shprehur kundër përdorimit të armëve italiane për të goditur objektiva brenda territorit rus.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments