Kryetari i komunës së Tetovës, Bilall Kasami njëheri kryetarë i Lëvizjes Besa pas zgjedhjes së Afrim Gashit për ktyetarë të parlamentit në një postim të tijin në FB ka shkruar:
Ndryshimi filloi!
Të dashur shqiptarë, të dashur vëllezër e motra, sot dëshmohet se puna jonë VLEN.
Sot fillon edhe zyrtarisht ndryshimi për të cilin punuam shumë për një të ardhme më të mirë për shqiptarët dhe të gjithë qytetarët e vendit.
Me këtë rast, uroj thellësisht nga zemra, bashkudhëtarin tonë dhe kryetarin e ri të Kuvendit, z. Afrim Gashi.
Ndryshimi erdhi, na priftë e mbara!