Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve duhet të marrë vendim më së voni deri në orën 19:00 të nesërmen pas kundërshtimit të Frontit Evropian për rivotimin në fshatin Llërcë të Zhelinës.
Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve duhet të marrë vendim më së voni deri në orën 19:00 të nesërmen pas kundërshtimit të parashtruar nga Fronti Evropian për rivotimin në fshatin Llërcë të Zhelinës. Koalicioni i udhëhequr nga BDI në njësinë e gjashtë zgjedhore humbi një deputet në kurriz të Vredit.
Nëse kundërshtimi refuzohet, ekziston mundësia ligjore që brenda 24 orëve të paraqitet padi në Gjykatën Administrative, e cila brenda 48 orëve duhet të vendosë pranimin apo refuzimin e tij. Vendimi është përfundimtar.