22.5 C
Tetovo
E hënë, 17 Qershor, 2024
BallinaOpinionVan den Berg: Radev nuk e do Maqedoninë në BE dhe po...

Van den Berg: Radev nuk e do Maqedoninë në BE dhe po e detyron të kërkojë alternativa

Eksperti holandez për Ballkanin Perëndimor, Hans van den Berg, reagon ndaj lëvizjes së fundit të presidentit bullgar Rumen Radev, i cili u ankua në Budapest për “tendencat shqetësuese” në Maqedoni pas zgjedhjeve dhe kërkoi mbështetje nga Hungaria.

“Pasi presidenti prorus i Bullgarisë, Radev, refuzoi të takohet në Romë me presidenten e Maqedonisë, Siljanovska, Radev vazhdon kryqëzatën e tij përmes një lideri tjetër pro-rus: kryeministrit të Hungarisë, Orban. Sa më shumë që Radev ta vazhdojë këtë kurs, aq më shumë arsye Qeveria e Maqedonisë të kërkojë alternativa për BE-në”, ka komentuar Van den Berg në Twitter.

“Është herët për të gjykuar VMRO-në/presidentin e Maqedonisë dhe ka shumë dëshmi për qëndrimin prorus të Radevit. E vërteta është: Radev nuk e dëshiron Maqedoninë në BE, në baza të barabarta. Diktatat e tij jo reciproke, mospërfillja e vendimeve të Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut etj., vetëm sa e vërtetojnë këtë. Ai do të korrë atë që mbjell”, përfundon holandezi në një postim të ri në Twitter.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments