Eksperti holandez për Ballkanin Perëndimor, Hans van den Berg, reagon ndaj lëvizjes së fundit të presidentit bullgar Rumen Radev, i cili u ankua në Budapest për “tendencat shqetësuese” në Maqedoni pas zgjedhjeve dhe kërkoi mbështetje nga Hungaria.
“Pasi presidenti prorus i Bullgarisë, Radev, refuzoi të takohet në Romë me presidenten e Maqedonisë, Siljanovska, Radev vazhdon kryqëzatën e tij përmes një lideri tjetër pro-rus: kryeministrit të Hungarisë, Orban. Sa më shumë që Radev ta vazhdojë këtë kurs, aq më shumë arsye Qeveria e Maqedonisë të kërkojë alternativa për BE-në”, ka komentuar Van den Berg në Twitter.
“Është herët për të gjykuar VMRO-në/presidentin e Maqedonisë dhe ka shumë dëshmi për qëndrimin prorus të Radevit. E vërteta është: Radev nuk e dëshiron Maqedoninë në BE, në baza të barabarta. Diktatat e tij jo reciproke, mospërfillja e vendimeve të Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut etj., vetëm sa e vërtetojnë këtë. Ai do të korrë atë që mbjell”, përfundon holandezi në një postim të ri në Twitter.
After pro-Russia BG PRES Radev refused to meet in Rome with MK PRES Siljanovska, Radev continues his crusade through another pro-Russian leader: HUN PM Orbán. The more Radev continues this course, the more reason the MK GOV has to look for EU-alternatives. https://t.co/mAZZxUaPRP
— Hans van den Berg (@bipdirector) May 25, 2024