Më datë 19.05.2024 në ora 13:20 në SPB-Tetovë, personi
O.S. (38) nga Shemshova e Tetovës, ka raportuar se rreth orës
12:20 në stadiumin e futbollit në Xhepçisht të Tetovës, gjatë
pjesës së dytë të ndeshjes së futbollit në mes të KF-Renova dhe
KF-Shari 1979, personat S.Sh. dhe A.Sh., të dy nga Gllogja e
Tetovës, janë sjellë në mënyrë agresive dhe kanë hedhur sende
ndaj B.I. dhe S.C. nga Tetova, përndryshe të tre gjyqtarë të
futbollit dhe në një moment e kanë sulmuar me një send të fortë.
Po merren masa për zbardhjen e rastit.
…….
Me datë 19.05.2024 në ora 20:10 në Departamentin e
Policisë-Kamnjan, një grua 37-vjeçare nga një fshat i Tetovës ka
raportuar se është sulmuar fizikisht nga vjehrri i saj E.Z. Sipas
raportit, rreth orës 20:00 në shtëpinë e tyre familjare, pas një
debati të shkurtër, vjehrri dhe bashkëshorti i saj B.Z. kanë nisur
një përleshje fizike dhe pasi ajo ka tentuar t’i ndajë, ai e ka
sulmuar dhe e ka lënduar me një mjet të mprehtë. Personi E.Z.
është paraqitur vetë në stacion policorë, ku është ndaluar dhe
ndaj tij do të përgaditë kallëzim përkatës.
……
Me datë 19.05.2024 në ora 23:50 në Dobëridoll të
Gostivarit, punonjësit policorë të Departamentit të Policisë
Gallatë, kanë privuar nga liria 44-vjeçarin M.D. nga Dobërdolli dhe
42-vjeçaren J.T. nga Strumica, me qëndrim të përkohshëm në
Gostivar, sepse rreth orës 22:00 në shtëpinë e M.D. kanë prishur
rendin dhe qetësinë publike me një konfrontim fizik të ndërsjellë.
Ata janë ndaluar në komisariat dhe ndaj tyre do të ngrihen
kallëzime përkatëse.
……
Më datë 19.05.2024 rreth orës 23:50, N.N.(62) nga Tetova
ka raportuar se vajza e saj Sh.N (30) nga Tetova ka sulmuar
fizikisht djalin e saj të mitur. Po merren masa për zbardhjen dhe
dokumentimin e rastit.
……
Më datë 19.05.2024 në ora 14:50 në Departamentin e
Punëve të brendshme- Gostivar është raportuar se në rrugën
,,137” në Gostivar, ka ndodhur një aksident trafiku në mes të
veturës “Ford”, me traga të Gostivarit të drejtuar nga M.N.S (56)
nga Gostivari dhe Motoçikleta ,,Benelli” me targa të Gostivarit e
drejtuar nga D.S.(37) nga Gostivari. Në aksident kanë mbetur të
lënduar rëndë motoçiklisti D.S. dhe pasagjeri i tij B.E (38), të
konstatuara në Qendrën Emergjente në Gostivar. Inspektimin në
vendngjarje e ka kryer ekipi inspektues nga DPB-Gostivar.
……
Dje (19-maj) nga ora 08:00 deri në orën 20:00 në zonën e
SPB-Tetovë është kryer aksion kontrollues për sanksionimin e
drejtuesve të mjeteve që drejtojnë automjete me shpejtësi më të
madhe se norma e lejuar. Gjatë kontrollit janë zbuluar dhe
sanksionuar 14 drejtues mjetesh (TE-9 dhe GV-5) për tejkalim të
shpejtësisë së përcaktuar jashtë vendbanimit. Gjithashtu janë
sanksionuar edhe 28 lloje të tjera të kundërvajtjeve në
komunikacion (TE-17 dhe GV-11). Për drejtuesit shkelës janë
përgatitur parashtresa të të parapara me ligj.